Gramos Aliu, i njohur si Mozzik, është i lindur më 29 shtator të vitit 1995, në Ferizaj.
Ai është një reper mjaft i njohur në estradën shqiptare, gjersa karrierën e ka nisur që në moshë të re.
Vëllai i tij, Getoar Aliu, i njohur si Getinjo, është reper gjithashtu.
Deri në vitin 2018, Mozzik dhe Getinjo ishin nën menaxhimin e label-it “ON Records”, derisa më pas u larguan, duke vendosur të vazhdojnë karrierën solo.
Në vitin 2018, ata themeluan studion e tyre “2 Euro Music”, ku të gjitha këngët dhe tekstet e tyre të reja i realizojnë vet.
Disa nga këngët më të suksesshme të Mozzikut janë: “Kokaina”, “Madam”, “Premtimet” (Feat. Kida), “Tony Montana” (Feat. Getinjo) etj.