Kampionati Botëror në numra – Rekordi i Mbappe, mallkimi i fanellës me numrin 8-të të Anglisë, Rafa Marquez, penalltitë, golashënuesi dhe autogolat
Ky Kampionat Botëror po sjell gjëra interesante dhe çfarë është më e rëndësishmja, spektakël dhe gola.
FIFA në faqen e saj zyrtare ka nxjerrë disa statistika mjaftë interesante, ku kanë të bëjnë edhe me thyerje të rekordeve.
60 vjet prej se Pele ishte bërë shënuesi i katërt më i ri në histori të Kampionateve Botëror, Kylian Mbappe u bë i pesti.
48 vjet kanë kaluar prej se një ndeshje është kthyer nga rezultati 2-0 në 3-2. Kjo ndodhi në ndeshje Belgjikë- Japoni, ku belgët kthyen gjithçka në të mirë të tyre. Në vitin 1970 në Meksikë, Gjermania Perëndimore ia kishte kthyer njëjtë rezultatin Anglisë.
31 nga 146 golat e shënuar në Rusia 2018 (21 për qind) janë shënuar pas minutës së 80-të.
28 penallti janë akorduar deri më tani në Rusia 2018 – një rekord i ri për Kampionatin Botëror. 21 janë kthyer në gol.
22 nga 56 ndeshje janë mbyllur pa gola në pjesën e parë. Vetëm një nga to është mbyllur pa gola 0-0. U desh të shkojnë 37 ndeshje që një të mbyllet pa gola, rekord i ri në Kampionatin Botëror.
17 ndeshje si kapiten në Kampionatin Botëror, Rafa Marquez e ka thyer rekordin e Diego Maradonas. Meksikani bëhet lojtari i vetëm që e ka veshur fanellën e shtetit të tij në pesë Kampionate Botërore.
10 auto gola janë shënuar deri më tani në këtë garë, duke e thyer rekordin e Francë 1998, kur ishin shënuar gjashtë. I pari që shënoi ishte lojtari i Marokut, Aziz Bouhaddouz në ndeshje ndaj Iranit në minutën e 95-të. Ndërsa Sergei Ignashevich, që është 39 vjeç, u bë lojtari më i vjetër që shënon autogol.
7 herë radhazi në Kampionatet Botërore, Meksika është eliminuar në 1/8.
6 golat e kapitenit Harry Kane e kanë barazuar rekordin e Maradonës në Kampionatet Botërore. 24 vjeçari po ashtu e ka barazuar rekordin me Gary Lineker te Mekiskë 1986.
3 kampionë e kanë lënë garën në fazën e grupeve, menjëherë pasi e kanë fituar trofeun. Gjermania ishte e fundit, ndërsa njëjtë i ndodhi edhe Italisë (2010) dhe Spanjës (2014).
3 golat radhazi të kolumbianit Yerry Mina e bëjnë mbrojtësin vetëm që e ka arritur këtë gjë në Kampionatet Botërore.
2 portier i kanë pritur nga tri penallti brenda gjatë gjuajtjes së tyre. Danijel Subasic e barazoi rekordin e Ricardos të Portugalisë.
0 për qind: numri i golave të shënuar nga pika e bardhe e fanellës me numrin 8 të Anglisë në Kampionatet Botërore. Chris Waddle, David Batty, Frank Lampard dhe tani Jordan Henderson, janë emrat që dështuan në vitet 1990, 1998, 2006 dhe 2018. Por Anglia fitoi dhe ishte hera e parë në histori që fiton në penallti në një Kampionat Botëror. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t’i kushtojë miliona euro Barcelonës
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City