LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi bëhet baba për herë të parë

Vedat Muriqi bëhet baba për herë të parë

Reprezentuesi i Kosovës i kishte dhënë fund beqarisë gjatë muajit qershor të vitit të kaluar.

Vedat Muriqi ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare me prizrenasen Edibe Jorgangjiu, me të cilën tashmë kanë ndarë edhe lajmin tjetër të gëzueshëm.

Sulmuesi i klubit turk të Rizesporit është bërë baba për herë të parë dhe këtë lumturi e ka ndarë me fansat në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/BfSsTPhngWj/?taken-by=vedatmuriqi

Ai është bërë baba i një djali shëndet mirë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Orhan.

“Mirë se na erdhe djali jonë Orhan. Shpresojë se të gjithë të përjetojnë këtë ndjenjë”, ka shkruar futbollisti në Instagram teksa ka publikuar një imazh të dorës së djalit.

Imazhe prej dasmës së Reperezntuesit të Kosovës
Lexo po ashtu Imazhe prej dasmës së Reperezntuesit të Kosovës

Kujtojmë se lojtarin do ta shohim edhe në sezonën e ardhshme me klubin turk, ku tashmë ka filluar edhe përgatitjet parasezonale.

Theksojmë se ai është zhvilluar si futbollist te Liria e Prizrenit teksa ka luajtur edhe për Teutën e Durrësit. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bkw0e2QBk-j/?taken-by=vedatmuriqi