LAJMI I FUNDIT:

Këngë ‘funny’ dhe me klip satirik, Adrian Gaxha shpalos detajet ekskluzive të projektit të tij më të ri “Lujmi zemër”

Këngë ‘funny’ dhe me klip satirik, Adrian Gaxha shpalos detajet ekskluzive të projektit të tij më të ri “Lujmi zemër”

Këngëtari Adrian Gaxha ka përfunduar punët për projektin e tij më të ri muzikor, që pritet ta lansojë së shpejti.

Në një prononcim për Telegrafin, këngëtari nga Shkupi ka zbuluar detajet e këngës së tij të re, e cila pritet të vijë si një projekt interesant pranveror.


“‘Lujmi zemër’ është kënga ime e re, e cila është punuar nga Brick Records dhe Urbanistic. Tekstin e ka shkruar nga Capital T, gjersa klipin si çdo herë ia kam besuar produksionit Entermedia”, tha Adrian Gaxha për Telegrafin.

Adrian Gaxha në xhirimet e klipit të ri “Lujmi zemër”

Në vazhdimin e bisedës, këngëtari shtjelloi edhe fabulën e tekstit, i cili është shkruar nga kolegu i tij.

“Teksti e ka drejtimin e dashurisë. Një djalë në një lokal e pëlqen një vajzë dhe fillon ta komplimentojë në stilin e tij”, ka treguar ai më tej.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërsa sa i përket klipit, Adriani thotë se ka gjetur gjuhën e përbashkët me produksionin, së cilit ia beson klipet tash e disa vite.

“Klipi është xhiruar në ‘Golden Imperial’ në Prishtinë, dhe sigurisht që do të jetë interesant, pasi do të përmbajë disa skena shumë argëtuese. Si çdo klip tjetër, edhe ky shpresoj të jetë i veçantë, pasi Adriani+Entermedia=Kreativitet”, thotë duke qeshur këngëtari Gaxha.

Për fund, ai tregoi se ky nuk do të jetë projekti i vetëm, pasi në muajt në vazhdim ai do të përpiqet të sjellë edhe disa këngë të reja.

“Kam në plan edhe dy projekte tjera të cilat do t’i sjellë së shpejti për një periudhë të shkurtë, por njëherë dua që publiku ta shijojë këtë projekt paraprak”, ka përfunduar Adrian Gaxha.

Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet e klipit të kryera në Prishtinë.

Në këtë klip, nuk do të mungojnë disa skena nga një karakter satirik, të cilat do t’i japin klipit “Lumi zemër” një kahje edhe më interesante, e personazhi në fjalë do të vijë si befasi për publikun. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori