LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i dështakëve të Ligës Premier deri më tani këtë sezon – Nga Hart, tek Mkhitaryan e Sanchez (Foto)

Formacioni i dështakëve të Ligës Premier deri më tani këtë sezon – Nga Hart, tek Mkhitaryan e Sanchez (Foto)

Portali i njohur britanik i futbollit “Goal.com” ka përpiluar një formacion me futbollistët e dështuar në Ligën Premier deri më tani këtë sezon.

Liga Premier ka dhuruar ndeshje të mëdha deri më tani këtë sezon, por edhe ka dëshpruar me disa skuadra që janë larg pritshmërive të fillim sezonit.


Nga Deulofeu te Musonda: Të gjithë sulmuesit e ndjekur nga Interi për afatin e janarit
Lexo po ashtu Nga Deulofeu te Musonda: Të gjithë sulmuesit e ndjekur nga Interi për afatin e janarit

Përveç skuadrave, janë edhe disa futbollistë që kanë dëshpëruar me formën e dobët të treguar, ku disa ishin më të mirët sezonin e kaluar dhe disa erdhën me shumë bujë në këtë sezon.

Më poshtë keni 11-të lojtarët e dështuar deri më tani këtë sezon në Ligën Premier.

(Getty Images)

Joe Hart | West Ham United

Erdhi me bujë të West Hami këtë sezon, por ka pranuar 40 gola në vetëm 14 ndeshje. Trajneri i kombëtares së Anglisë është duke shikuar mundësinë të mos e ftoj në Kupën e Botës.

(Getty Images)

Cedric Soares | Southampton

Mbrojtësi i djathtë i Southamptonit është lojtari që nga gabimet e tij kanë rënë më së shumti gola këtë sezon në Ligën Premier.

 (Getty Images)

Victor Lindelof | Manchester United

Lindelof erdhi më bujë të madhe në vërë nga Benfica duke paguar shumë Unitedi për shërbimet e tij. Por, suedezi ka dëshpëruar duke mos gjetur hapësira, teksa në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon, Djajtë e Kuq pësuan humbje nga Hudersfield.

 (Getty Images)

Ashley Williams | Everton

Evertoni e mori si përforcim të madh nga Swansea, por Williams ka dëshpëruar me paraqitjet e tij dhe më së miri e tregon renditja e skuadrës në tabelë.

(Getty Images)

Danny Rose | Tottenham

Mbrojtësi i majtë anglez u penalizua nga lëndimet e shpeshta, por edhe pas rikthimit trajneri Mauricio Pochettino po vazhdon t’i besoj rivalit të tij, Ben Davies.

 (Getty Images)

Renato Sanches | Swansea City

Huazimi i tij nga Bayern Munich llogaritej si transferimi i vitit në Angli nga disa analistë, por pas 19 ndeshjeve të luajtura nga Sanchez, nuk besohet se ndajnë ende të njëjtin mendim!.

(Getty Images)

Jonjo Shelvey | Newcastle United 

Rafa Benitez e llogarite Shelvyn si trurin e skuadrës së tij në këtë sezon, por anglezi ka dëshpëruar pasi nuk ka treguar aspak maturi duke munguar në katër ndeshje shkaku i suspendimeve.

(Getty Images)

Tiemoue Bakayoko | Chelsea

Erdhi me bujë nga Monaco dhe u pagua shumë nga Blutë. Por, Bakayoko është larg pritshmërive, teksa ende nuk ka mundur ta fitoj vendin e titullarit në formacionin e Antonio Contes.

 (Getty Images)

Henrikh Mkhitaryan | Manchester United

Armeni e nisi mirë sezonin duke asistuar pesë herë në tri ndeshje, por forma e tij në vazhdim ra ndjeshëm, ndërsa tani Jose Mourinho e ka hedhur në shitje.

(Getty Images)

Christian Benteke | Crystal Palace

Benteke mungoi në pesë ndeshje e para të sezonit shkaku i lëndimit dhe skuadra e tij humbi që të pesta. Por, as me kthimin e tij skuadra nuk u ngjall, pasi në 13 ndeshje ka shënuar vetëm një gol.

(Getty Images)

Alexis Sanchez | Arsenal

Sanchez kishte rreth 30 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, por këtë sezon ka dëshpëruar me paraqitjet e tij. Shkak mund të jetë edhe mos-rinovimi i kontratës që po ndikon në formën e tij.

Formacioni 4-3-3 nga ‘Goal.com’:

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori