LAJMI I FUNDIT:

Dy evente mode në një natë, kush po bën bujë më të madhe në kryeqytet? (Foto)

Dy evente mode në një natë, kush po bën bujë më të madhe në kryeqytet? (Foto)

Me ardhjen e festave të fundvit, publiku ka mundësinë që të shijojë plot oferta festive, të cilat u mundësojnë atyre që periudha e fundvitit, të jetë më e mira për ta.

Shumë artistë shqiptarë kanë përgaditur projekte, si dhe janë bërë pjesë e programeve dhe eventeve të ndryshme festive, gjersa të angazhuar me organizime të ndryshme janë edhe të famshmit nga fusha e modës.

Por, mesa duket konkurrenca dhe dëshira për të pasur publikun sa më për vete ka bërë që dy evente shumë të mëdha të modës, të organizohen në të njejtën ditë në kryeqytet.

Është stilisti i njohur Mr. Rex, i cili me datë 21 dhjetor (e mërkurë) organizon eventin e tij madhështor të modës “Ladies Night”, ku do të ofrojë plot zbritje për festat e fundvitit, gjersa në anën e kundërt një organizm tjetër vjen nga stilistet e tjera “Kosovo & Albania fashionstas”, të cilat organizojnë eventin e tyre po në të njejtën datë në “Duplex”.

Stilisti Mr. Rex organizon eventin e tij në qendrën tregtare “Dardha” në Prishtinë, gjersa këtë vit ai ka qenë ndër stilistët më të suksesshëm i cili ka veshur plot yje të estradës, njëkohësisht emra të njohur nga politika.

Ndërsa mbrëmja e dytë “Kosovo & Albania fashionistas” organizohet nga stilistet: Blerina Kllokoqi – Rugova, Yllka Brada, Agnesa Vuthaj, Bora Kokëdhima, Diana Qerimi, Rezarta Skifteri, Drenusha Xharra dhe Enada At’Nikolla.

Këto të fundit kanë vendosur që mbrëmja e tyre të karakterizohet me të ftuar VIP, gjersa Mr. Rex ka zgjedhur publikun, dhe kjo në fakt është ideja më e mirë, që kreacionet e publikut të bien më shumë në syrin e njerëzve të thjeshtë, dhe personave që duan t’i blejnë.

Konkurrenca është vërtetë e fortë, se cila nga mbrëmjet do të jetë më e suksesshmja? Kjo mbetet të shihet… /Telegrafi/

“Ladies Night” nga Mr. Rex, 21 dhjetor (e mërkurë), Qendra tregtare Dardha, Prishtinë.

“Kosovo and Albania Fashionistas”, 21 dhjetor(e mërkurë), “Duplex”, Prishtinë.

Në trend Magazina

Më shumë
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë

Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë

Magazina
Prifti që vdiq dhe u ringjall, thotë se në ferr djajtë këndonin këngën “Umbrella” të Rihannas

Prifti që vdiq dhe u ringjall, thotë se në ferr djajtë këndonin këngën “Umbrella” të Rihannas

Magazina
Olta Gixhari merr tërë vëmendjen me dukjen e mrekullueshme, menjëherë pas lindjes

Olta Gixhari merr tërë vëmendjen me dukjen e mrekullueshme, menjëherë pas lindjes

Magazina

"Vajzës i uroj suksese si artiste e pavarur" - Rinor Hykolli dhe Tayna ndajnë rrugët përfundimisht

Magazina
Georgina tregoi se çfarë i dhuroi djalit të Ronaldos për ditëlindjen e tij, pati reagime nga njerëzit: Ai duket i zemëruar

Georgina tregoi se çfarë i dhuroi djalit të Ronaldos për ditëlindjen e tij, pati reagime nga njerëzit: Ai duket i zemëruar

Magazina
Kiara Tito duket në formë pak muaj pas lindjes

Kiara Tito duket në formë pak muaj pas lindjes

Magazina
Kalo në kategori