LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i ‘Euro 2016’ (Foto)

Formacioni më i mirë i ‘Euro 2016’ (Foto)

Kampionati evropian ‘Francë 2016’, ka përfunduar ku fitues është Portugalia.

Portugezët triumfuan në finale me rezultat minimal 1:0 pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Kështu portali i njohur ‘goal.com’, ka publikuar edhe formacionin më të mirë të Kampionatit Evropian.


Dy finalistët Franca dhe Portugalia prezantohen në këtë formacion me nga tre lojtarë.

Antoine Griezmann, Hugo Lloris dhe Dimitri Payet janë nga Franca, ndërsa Pepe, Cristiano Ronaldo dhe Renato Sanches nga Portugalia.

Gjysmëfinalistët Gjermania dhe Uellsi janë me nga dy lojtarë, Toni Kroos dhe Jerome Boateng nga gjermanët ndërsa Gareth Bale dhe Aaron Ramsey nga britanikët.

Ndërkohë me një lojtar është Italia që ka në përbërjen më të mirë Leonardo Bonuccin. /Telegrafi/

formacioniiiiiiiiiiiii12341231231221312312