LAJMI I FUNDIT:

Para finales me Ballkanin, Egbo: Prishtina shkon për trofeun dhe për Evropën

Para finales me Ballkanin, Egbo: Prishtina shkon për trofeun dhe për Evropën

Prishtina do të përballet me Ballkanin të mërkurën (22 maj) në finalen e Kupës së Kosovës që fillon nga ora 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Skuadra nga kryeqyteti do të tentojë me të gjitha forcat që të fitojë këtë finale, pasi përveç trofeut – synon edhe kalimin në parakualifikimet në Ligën e Konferencës.

Para finales, trajneri i Prishtinës – Emmanuel Egbo ka thënë se duan ta mbyllin sezonin me trofe dhe ta sigurojnë vendin në Evropë.

“Finale për të arritur objektivin që është vendosur nga të gjithë, ekipi dhe klubi”, ka thënë fillimisht ai.

“Besoj se është finale që duhet ta fitojmë, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe nuk mund të ngelë pa e ngritur një trofe në sezon”.

“Është e vetmja rrugë që Prishtina siguron Evropën dhe Prishtina e meriton të jetë në Evropë. Unë jam gjithmonë optimist në çdo betejë, në çdo luftë që futem dua të jem fitimtar”.

“Nesër duam të shohim diçka interesante, të bëjmë mrekullinë, duke besuar në aftësitë tona dhe gjithmonë duke besuar në Hirin e Zotit”, ka shtuar më tej Egbo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kroos nuk ndërron mendje për pensionimin, por i tregon tifozëve të Realit pasardhësin e fanellës me numër 8

Kroos nuk ndërron mendje për pensionimin, por i tregon tifozëve të Realit pasardhësin e fanellës me numër 8

La Liga
Ancelotti i bën një kërkesë të veçantë Kroosit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti i bën një kërkesë të veçantë Kroosit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Khabib Nurmagomedov i kërkon Donald Trumpit ta ndalojë luftën në Palestinë, merr një përgjigje fantastike nga ish-presidenti amerikan

Khabib Nurmagomedov i kërkon Donald Trumpit ta ndalojë luftën në Palestinë, merr një përgjigje fantastike nga ish-presidenti amerikan

Sportet Luftarake
Garë e ashpër për Brojën, pas Monacos dhe klubeve angleze ai kërkohet edhe në Itali dhe Turqi

Garë e ashpër për Brojën, pas Monacos dhe klubeve angleze ai kërkohet edhe në Itali dhe Turqi

Premier League
Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Ndërkombëtare
Gjiganti turk interesohet për transferimin e Mirlind Dakut, i kanë bërë ofertë Rubin Kazanit

Gjiganti turk interesohet për transferimin e Mirlind Dakut, i kanë bërë ofertë Rubin Kazanit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori