LAJMI I FUNDIT:

Obama reagon për vdekjen e Prince

Obama reagon për vdekjen e Prince

Pas vdekjes së papritur të legjendës pop, Prince, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit amerikan Barack Obama i cili ndan dhimbjen me familjen dhe miliona fansa të legjendës.

Sipas presidentit të SHBA-së, Obama, sot, bota ka humbur një krijues dhe një muzikantët më të talentuar.


“Sot, bota ka humbur një ikonë krijuese. Michelle dhe unë bashkohemi me miliona tifozë nga e gjithë bota e cila është në zi për vdekjen e papritur të legjendës së muzikës pop, Prince. Ai ishte një ndër muzikantët më të talentuar dhe prodhues të kohës sonë, Princi bëri atë që askush nuk arriti ta mendojë. Ai ishte një instrumentist virtuoz. ‘Një frymë e fortë tejkalon rregullat tona’ka thënë Prince dikur, shpirti i të cilit ishte më i fortë, më i guximshëm dhe më krijues”, tha Obama.

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij, grupin e tij dhe të gjithë fansat që e adhuronin.“, shkruan Obama.