LAJMI I FUNDIT:

“Femrat duan edhe familje edhe karrierë, por nuk mund t’i kenë të gjitha”

“Femrat duan edhe familje edhe karrierë, por nuk mund t’i kenë të gjitha”

E veja e David Bowiet, Iman Bowie, ka qenë pjesëmarrëse në emisionin e ri të Oprah Winfrey, Oprah: Where Are They Now?, ku ka folur për sekretin e suksesit të lidhjes së saj me këngëtarin e ndjerë.

Çifti u martua në vitin 1992, ndërsa asokohe ishin çifti më i përfolur. Mirëpo, përkundër popullaritetit të madh dhe interesimit të jashtëzakonshëm të mediave për jetën e tyre, ata janë munduar që jetën private ta mbajnë për vete.


imanbowie

“Kur qëndronim në shtëpi ishim thjesht Iman dhe David dhe askush tjetër”, ka thënë modelja, e cila ka qenë për 23 vite e martuar me Bowien.

“Mendoj se sekreti i martesës afatgjate, para së gjithash është planifikimi. Duhet të jeni në periudhën e duhur jetësore kur jeni të gatshëm për një lidhje me një person tjetër deri në fund të jetës, në mënyrë që ta bëni jetën tuaj prioritet”.

“Nëse në këtë periudhë të jetës suaj është diçka tjetër më e rëndësishme, atëherë duhet të mendoni dy herë për martesë. Nëse për ju ka rëndësi karriera, mos u martoni dhe mos bëni fëmijë, sepse dikush do të vuajë për këtë. E di se femrat duan gjithçka, por nuk mund të kemi gjithçka në të njëjtën kohë”, ka deklaruar Iman. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori