LAJMI I FUNDIT:

Allegri takohet me drejtorët e Juvenusit – Kërkon mesfushor, këta janë gjashtë emrat e propozuar (Foto)

Allegri takohet me drejtorët e Juvenusit – Kërkon mesfushor, këta janë gjashtë emrat e propozuar (Foto)

Humbja në ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Lazios ka bërë që Juventusi të futet shpejtë në kërkim të një mesfushori.

Trajneri Max Allegri ka pasur takim me drejtorin e përgjithshëm Guiseppe Marrotan dhe atë sportiv Fabio Paratici, ku i ka shfaqur kërkesat e tij.


Allegri ka kërkuar një mesfushor me peshë që të blihet në këtë afat kalimtar.

Ermrat e propozuar janë gjashtë, ndërsa puna ka filluar.

Emri më i afërt është Blaise Matuidi i PSG-së. 30 vjeçari ka marrëveshje me PSG-në deri në vitin 2018. Juventusi po punon për lojtarin edhe me menaxherin e tij Raiola.

Kuotat e Marouane Fellainit janë rritur në ditët e fundit. 29 vjeçari me përforcimet e bëra së fundmi ka humbur vendin te Manchester United.

Ai mund ta konsiderojë një kalim te Juve, ndërsa United kërkon 25 milionë euro.

Nga Spanja pëlqehet Steven N’Zonzi. Mesfushori 28 vjeçar ishte një nga dëshirat e para këtë verë. Juventusi u stopua pasi klauzola e tij e lirimit është 40 milionë euro dhe Zonja nuk dëshiron të paguajë kaq shumë para.

Edhe Emre Can ishte një dëshirë e Liverpoolit. Mesfushori 23 vjeçar me gjasë do të qëndrojë te Liverpooli edhe një sezon derisa t’i përfundojë kontrata.

Kur Lazio e mposhti Juven në fundjavën e shkuar, Sergej Milinkovic-Savic ishte ndër më të merituarit. Ai ka kontratë deri në vitin 2020 dhe Lazio për të kërkon 70 milionë euro.

Andre Gomes i Barcelonës po kërkon minuta më shumë që të luajë gjë që nuk e ka gjetur te klubi gjigant spanjoll. Ai un ble për 35 milionë euro dhe 20 milionë euro të tjera bonuse.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori