LAJMI I FUNDIT:

Sean Bean pohon se do të kishte dashur të pikturonte

Sean Bean pohon se do të kishte dashur të pikturonte
(Foto: Instagram/sean_bean_official)

Sean Bean do të kishte dashur të ishte artist dhe ende provon dorën e tij në vizatim dhe pikturë kur nuk është në ekran.

Aktori pranoi se ndërsa ka pasur disa eksperienca të mrekullueshme si yll filmi, ai ende përpiqet të vizatojë dhe pikturojë dhe e krahason procesin krijues me profesionin e tij.


“Do të doja. Por, nuk ka mbaruar ende. Kam pasur eksperienca të mrekullueshme dhe kam udhëtuar nëpër botë. Nuk më shkon kurrë në mendje të bëj diçka tjetër, por do të kisha dashur të isha artist. Provoj dhe unë vizatoj ose pikturoj. Unë i mbledh të gjitha stilolapsat dhe pastelet së bashku, pastaj thjesht përfundoj duke bërë shkarravinë me pak skrap. Më pëlqen të përdor duart dhe imagjinatën time, të jem produktiv dhe të bëj gjëra. Supozoj se aktrimi i kombinon të gjithë ata elementë. Kjo është çfarë e bën atë kaq të dobishme”, ka thënë 63-vjeçari për The Guardian.

(Foto: Instagram/sean_bean_official)

Ndërkohë, ylli i “Game of Thrones” është ‘vrarë’ në ekran disa herë gjatë karrierës dhe ka thënë me shaka se nuk shqetësohet shumë nëse personazhi i tij ka një fund të frikshëm nëse është një pjesë për të cilën ia vlen të vdesë.

Ylli i "Game of Thrones" dhe "Lord of The Rings", Sean Bean po i refuzon rolet ku e vrasin
Lexo po ashtu Ylli i "Game of Thrones" dhe "Lord of The Rings", Sean Bean po i refuzon rolet ku e vrasin

“Nuk jam shumë i shqetësuar. Nëse është një pjesë e mirë, ia vlen të vdes për të. Me skenarë, lexoja nga fundi për të parë nëse isha ende në to. Do të shkoja: ‘Oh jo, zgjas vetëm deri në faqen 34’. Kur je duke filluar, je shumë më i nevojshëm”.

(Foto: Instagram/sean_bean_official)

“Tani ata mund të më mbajnë gjallë dhe të kenë vlerën e parave të tyre. Kur takova për herë të parë skenaristët e ‘Game of Thrones’, ata më thanë: ‘Ti vdes, por je brenda për pothuajse të gjithë sezonin’”.

“Por, ai ishte një personazh i shkëlqyeshëm dhe ishte një vdekje e mirë, kështu që nuk e kisha problem. Vdekja e Boromirit (në The Lord of the Rings) ishte ndoshta vdekja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Ishte thjesht kaq heroike dhe tragjike. Fitova një reputacion për të vdekur në ekran, por unë do të preferoja të qëndroja gjallë tani, nëse nuk e keni problem”, ka theksuar aktori. /KP/

Dymbëdhjetë aktorët të cilët shkëlqyeshëm u transformuan në figura shumë më të reja për rolet e tyre (Foto)
Lexo po ashtu Dymbëdhjetë aktorët të cilët shkëlqyeshëm u transformuan në figura shumë më të reja për rolet e tyre (Foto)

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori