LAJMI I FUNDIT:

Ylli i “Game of Thrones” dhe “Lord of The Rings”, Sean Bean po i refuzon rolet ku e vrasin

Ylli i “Game of Thrones” dhe “Lord of The Rings”, Sean Bean po i refuzon rolet ku e vrasin
Sean Bean (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Sean Bean ka fituar reputacion duke luajtur karaktere që duhet të vdesin në një pjesë të filmit ose serialit. Ai “ka vdekur” 23 herë deri më tani, kështu që vendosi të fillojë të refuzojë role në të cilat personazhi i tij humb jetën.

Në një intervistë për tabloidin britanik, Dream, 60-vjeçari ka thënë se ai filloi të refuzojë rolet e tilla, pasi “vdiq aq herë në ekran sa që njerëzit filluan të supozojnë se personazhi që ai interpretonte pas një periudhe të caktuar ka të ngjarë të vdiste”.


“U bë shumë e parashikueshme. Më duhej të ndaloja të veproja ashtu dhe të filloja të mbijetoja”, ka deklaruar aktori, transmeton KP.

Ai shtoi se ishte duke punuar në një projekt, ku papritmas producentët i thanë se kishte të ngjarë “ta vrisnin” karakterin e tij.

“Mendova: ‘Jo përsëri’ dhe pyeta nëse vendimi mund të ndryshohej. Ata më thanë se nuk do të më vrisnin, por thjesht më lënduan keq. Unë pranova, ishte e rëndësishme që të mbetja gjallë”, ka theksuar aktori me shaka.

Sean Bean (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Bean gjithashtu tha se gjithmonë luante role negative, kështu që kishte kuptim që personazhi i tij të vdiste.

Është interesante se jo vetëm aktori është lodhur “duke vdekur” në ekranin e madh, por edhe fansat e tij në vitin 2014 nisën një hashtag në Twitter, ‘#dontkillBean’ (Mos e vrisni Beanin).

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori