Marrja e vendimit nga Qeveria e Kosovës që rimbursimi i 10-përqindëshit të tërhequr nga Trusti të fillojë nga viti 2023, dorëheqja e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv, shefit të Financave dhe zëdhënësit të Telekomit të Kosovës dhe propozimi për një marrëveshje të re tregtare për rajonin nga kryeministri Albin Kurti, ishin disa ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.
Kryeministri Albin Kurti gjatë Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Tiranë, ka propozuar një marrëveshje të re tregtare.
Gjatë fjalimit të tij, ai ka theksuar se, “për të ecur përpara na duhet një kornizë e re bashkëpunimi, e cila bazohet në vlera të përbashkëta dhe në një zotim për një sërë parimesh thelbësore”.
“Kjo kornizë e re do të quhej Marrëveshja e Evropës Juglindore për Tregti të Lirë – ose SEFTA”, tha Kurti ndër të tjera në këtë takim, shkruan Telegrafi.
Gjatë këtij Samiti, komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi është shprehur se Bashkimi Evropian ka një plan për investime prej 30 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor.
“Ne jemi gati të rikonfirmojmë angazhimin tonë që kemi vënë në tryezë me planin ekonomik të investimeve. E kemi treguar që në vjeshtë që mobilizon pothuajse 30 miliardë euro në formë investimesh në rajon, por ky plan nuk ka për të funksionuar nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë, nëse nuk kemi një treg rajonal”, tha Varhelyi.
Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të filloj rimbursimin e mjeteve të tërhequra nga 10-përqindëshi i Fondit për Kursime Personale (Trusti).
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë propozimit të vendimit kishte thënë se pagesat do të fillojnë nga viti 2023.
“Propozimi në fjalë rrjedh nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Përmes një metodologjie do të përcaktohet se si do të paguhen këto mjete. Rimbursimi do të filloj nga viti 2023”, ishte shprehur Murati, përcjell Telegrafi.
Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë COVID-19.
Me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin Pensional, Qeveria e Kosovës kishte paraparë kompensimin e mjeteve të tërhequra në vlerë nën 10 mijë euro.
Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit kishte filluar më 11 dhjetor 2020, ndërsa kishte përfunduar më 6 prill 2021.
Gjatë kësaj jave, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina ka ofruar dorëheqjen nga kjo pozitë.
Po në këtë mbledhje është miratuar edhe dorëheqja e ushtruesit të detyrës së Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit, Agim Matoshi.
Po ashtu, drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Telekom, Menduh Abazi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, gjatë javës ka votuar në parim Projektligjin për Automjete, i cili parasheh heqjen e homologimit.
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të dërgoj në Kuvend mendimin në lidhje me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.
Ndryshe, me këtë vendim i është hapur rruga largimit të homologimit si detyrim për veturat që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian.
Për sa i përket Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në një intervistë për Telegrafin ka thënë se Ligji është i mangët dhe sipas saj, së shpejti do të bëhet rishikimi i tij.
“Siç e mbani mend Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, së pari nga ne si opozitë, ka qenë Ligj që nuk e ka adresuar qasjen, rimëkëmbjen, gjegjësisht ndihmën, për arsye se nuk ka pasur prioritizim, ku të gjitha kompanitë janë trajtuar njëjtë dhe pagesat kanë qenë uniforme, bile edhe më keq, ku në top listën e atyre që kanë pranuar janë që kanë pasur fitim e jo humbje”, thotë Kusari-Lila.
Banka Botërore në vlerësimin e saj të fundit mbi perspektivën ekonomike, thekson se pas goditjes së rëndë ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19, Kosova pritet të ketë rritje ekonomike me 3.7 për qind në vitin 2021.
“Një rimëkëmbje e theksuar nga pandemia COVID-19, në fund të vitit 2020 ndërpreu rimëkëmbjen fillestare ekonomike, duke përkeqësuar dhe Indeksin e Prodhimit në të gjithë rajonin. Ekonomitë e goditura më shumë nga pandemia janë ato vende me lidhje të forta tregtare ose financiare, të varura shumë nga shërbimet dhe turizmi (Kroacia, Kosova, Mali i Zi)”, thuhet në raportin e BB-së.
Ndërsa, UNDP në raportin “Vlerësimit i Tretë të Ndikimit Socio-Ekonomik” thotë se, mbi gjysma e bizneseve në Kosovë kanë ndaluar plotësisht aktivitetet gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 dhe se mbi 40 për qind e tyre kanë pasur ndikim financiar.
“Bizneset e Kosovës janë prekur negativisht nga pandemia me ndikim të rëndësishëm në punën e tyre të përditshme. Pas masave kufizuese, 56 për qind e bizneseve kishin ndaluar aktivitetet e tyre plotësisht në maj 2020 përderisa në mars 2021, vetëm 13 për qind e bizneseve raportuan se kishin ndaluar plotësisht aktivitetet e tyre. 41 për qind e bizneseve deklaruan që ndikimi financiar i pandemisë ishte shumë negativ”, thekson raporti.
Për sa i përket humbjeve të vendeve të punës, në këtë vlerësim tregohet se niveli papunësisë vazhdon të jetë i njëjtë në nivelin e nëntorit të 2020-së.
Nga lajmet botërore që karakterizuan ekonominë gjatë javës, ishte deklarata e ish-presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Bitcoinin.
Trump ishte shprehur se kjo kriptovalutë është një mashtrim që ndikon në vlerën e dollarit amerikan.
“Bitcoin, thjesht duket si një mashtrim. Nuk më pëlqen sepse është një monedhë tjetër që garon ndaj dollarit”, tha Trump për Fox News.
Çmimi i Bitcoinit vazhdimisht ka rënë që nga fillimi i muajit maj dhe deri më tani nuk është rikuperuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame