LAJMI I FUNDIT:

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Industria turke e eksportuesve të sektorit të hekur-çelikut po zgjeron horizontet e saj drejt Kosovës, duke thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe krijuar mundësi të reja për zhvillim.

Unioni Turk i Eksportuesve (ÇİB) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm, duke organizuar një mision tregtar në Prishtinë, ku48 përfaqësues nga 28 kompani turke do të takohen me bizneset e Kosovës dhe vendeve të rajonit si Shqipëria, Maqedonia e Verit dhe Mali I Zi , për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit.

Misioni Tregtar në Kosovë do të organizohet nën drejtimin e Kryetarit të Unionit të Eksportuesve të Çelikut (ÇİB), z. Adnan Aslan.

Takimet dypalëshe të biznesit do të zhvillohen të martën, më 25 shkurt, nga ora 10:00 deri në 18:00, në Emerald Hotel, Prishtinë.

Ftohen të gjitha kompanitë nga Kosova dhe vendet fqinje, që operojnë në industrinë e hekur-çelikut, si dhe në sektorët e ndërtimit, profileve, konstruksioneve, pajisjeve, instalimeve dhe materialeve të lidhura, të takohen me delegacionin e kompanive turke pjesëmarrëse.

Takimet dypalëshe të cilat do të organizohen me mbeshtetjen e Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës Z. Lulzim Rafuna, do të bashkojnë kompani prodhuese dhe tregtare të sektorit për të diskutuar mundësitë e reja të bashkëpunimit dhe investimeve të përbashkëta. Takimet individuale ndërmjet bizneseve do të shërbejnë si gur themeli për forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e tregtisë mes dy vendeve.

Ceremonia e hapjes do të mbahet në orën 9:00, ku do të marrë pjesë  Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, z. Sabri Tunç Angılı, si dhe Atasheu Tregtar, znj. Seda Ulukaya. Pas ceremonisë, janë planifikuar mbi 100 takime biznesi dypalëshe.

Kryetari i Bordit Drejtues të ÇİB, z. Aslan ka theksuar se eksportet e çelikut nga Turqia drejt Kosovës, falë  edhe afërsisë gjeografike dhe historike mes dy vendeve mike, kanë pësuar një rritje të ndjeshme prej 148% vitin e kaluar, duke arritur në 264 mijë tonë.

Turqia tani përfaqëson 40% të tregut të hekur-çelikut dhe metaleve në Kosovë dhe kompanitë turke ofrojnë produkte me cilësi të lartë në treg.

Ky aktivitet pritet të nxisë zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë kompanitë më të njohura turke si prodhuese dhe tregtare.

Unioni i Eksportuesve të Çelikut, themeluar në 2005, përfaqëson një forcë të madhe në industrinë turke, me një prodhim prej 33.7 milion tonë dhe një vlerë eksportesh prej gati 15 miliardë dollarë në vit.

Misioni Tregtar do të zhvillohet nën moton: “Cilësi, besueshmëri, përmirësim të vazhdueshëm dhe inovacion,” duke synuar të hapë dyer të reja për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik në rajon.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
DhTIK kërkon nga Qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe mos të lejojë rritjen e çmimit të energjisë

DhTIK kërkon nga Qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe mos të lejojë rritjen e çmimit të energjisë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Ekonomi
Kalo në kategori