Komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi është shprehur se Bashkimi Evropian ka një plan për investime prej 30 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor.
Varhelyi duke folur në një konferencë për medie me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Samitin e Krerëve të Ballkanit, tha se më parë ky rajon duhet të funksionojë si treg i vetëm.
“Ne jemi gati të rikonfirmojmë angazhimin tonë që kemi vënë në tryezë me planin ekonomik të investimeve. E kemi treguar që në vjeshtë që mobilizon pothuajse 30 miliardë euro në formë investimesh në rajon, por ky plan nuk ka për të funksionuar nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë, nëse nuk kemi një treg rajonal”, tha Varhelyi.
“Nuk ka kuptim ndërtimi i autostradave nëse të gjithë automjetet e mëdha do të ndalojnë në pikat e ndryshme kufitare ndërmjet kufijve çdo 100 kilometra. Nuk ka kuptim për të punuar më shumë për këto hekurudha nëse edhe trenat do të hasen në vështirësi ose rrugë të reja tregtie nëse do të duhet që të ketë 6 lloje të ndryshme certifikatash për mallrash, ose tatime të ndryshme. Ky plan ekonomik do të japë rezultatet e veta nëse vetë ky rajon punon për këtë treg rajonal dhe ky është dhe mjedisi ku do të funksionojë ky treg rajonal”, shtoi ai.
Po ashtu, Rama ka rikthyer temën e projektit të Mini-Shengenit.
“Projekti i atij që e quaj Shengen rajonal, dikush tjetër e quan Mini-Shengen, është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme, ekonomike, sociale dhe në fund politike të rajonit tonë dhe më vjen mirë që sinergjia e këtij vizioni me BE-në është e plotë. Procesi i Berlinit është zanafilla dhe jemi në kushtet kur po e zotërojmë procesin dhe shpresoj që vetë procesi i Berlinit të kalojë plotësisht në duart e KE, nën udhëheqjen e presidentes së Komisionit me dëshirën e ambicien që takimi i 5 korrikut të jetë i fundit që bëhet në formatin e tanishëm”, është shprehur Rama.
Pjesëmarrës në këtë takim është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në Samit është duke merr pjesë edhe komisionari Olivér Várhelyi; presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq; kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq; kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija; kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev; sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu; drejtori i sekretariatit të CEFTA-së, Emir Djikiq; dhe zëvendësdrejtori i sekretariatit të përhershëm të Organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit, Ljuba Siljanoska. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel