LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje Menduh Abazi nga pozita e shefit për Marrëdhënie me Publikun në Telekom

Jep dorëheqje Menduh Abazi nga pozita e shefit për Marrëdhënie me Publikun në Telekom

Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Telekom, Menduh Abazi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vet Abazi, duke shtuar se do të vazhdojë punën në Telekom, mirëpo jo në pozitën e njëjtë.


“Që 14 vjet jam drejtor në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun dhe ka ardhur koha të largohem nga kjo pozitë. Do të jem pjesë e Telekomit, jo nivelit ekzekutiv, për arsye personale-shëndetësore kam dhënë sot dorëheqje. Menaxhmentin e ri e njoh personalisht, kam pasur bashkëpunim në të kaluarën edhe tash vazhdoj të kem bashkëpunim shumë të mirë. Kërkesa ka qenë që të vazhdojmë bashkëpunimin në të ardhmen. Pres me jep angazhimin maksimal që korporata të kthehet në shkëlqimin që ka pasur në të kaluarën. Unë do të jem në shërbim të Telekomit sa herë që është nevoja”, tha ai.

Japin dorëheqje kryeshefi i Telekomit, Zeqir Kiqina dhe shefi i Financave, Agim Matoshi
Lexo po ashtu Japin dorëheqje kryeshefi i Telekomit, Zeqir Kiqina dhe shefi i Financave, Agim Matoshi

Gjatë ditës së hënë, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina ia ka ofruar dorëheqjen Bordit të Drejtorëve nga kjo pozitë për arsye shëndetësore.

Po ashtu, është aprovuar edhe dorëheqja e ushtruesit të detyrës së Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit, Agim Matoshi. /Telegrafi/