LAJMI I FUNDIT:

Japin dorëheqje kryeshefi i Telekomit, Zeqir Kiqina dhe shefi i Financave, Agim Matoshi

Japin dorëheqje kryeshefi i Telekomit, Zeqir Kiqina dhe shefi i Financave, Agim Matoshi

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina ia ka ofruar dorëheqjen Bordit të Drejtorëve nga kjo pozitë për arsye shëndetësore.

Sipas njoftimit, Kiqina do të ketë gjatë kësaj jave një operim të rekomanduar nga mjeku dhe se nuk do ta vazhdoj pozitën që ka qenë deri më tani.


“Kiqina do të ketë gjatë kësaj jave një operim të rekomanduar nga mjeku dhe e ka qenë pamundur që të vazhdoj tutje me udhëheqjen e kompanisë dhe me qëllim që mos ketë asnjë ngecje në menaxhimin e saj ai ka kërkuar nga bordi që të lirohet nga kjo pozitë. Bordi i Drejtorëve ka votuar në mënyrë unanime për dorëheqjen e tij dhe i ka uruar atij shërim të shpejt. Gjithashtu Bordi ka falënderuar Kiqina për kontributin e dhënë në menaxhimin e kompanisë në këtë kohë të vështirë pandemike”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Po në këtë mbledhje është aprovuar edhe dorëheqja e ushtruesit të detyrës së Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit, Agim Matoshi.

“Bordi po ashtu ka falënderuar Agim Matoshin për kontributin e dhënë në menaxhimin e kompanisë në këtë kohë të vështirë pandemike. Dy zyrtarët e lartë të kompanisë konfrom proceduarave të brendshme do të kthehen në pozitat që kanë pasur më herët”, vijon njoftimi.

Gjithashtu, Bordi i Drejtorëve me vendim unanim ka emëruar si ushtruese e detyrës së kryeshefës ekzekutive, Burbuqe Hana dhe në pozitën e ushtruesit e detyrës së Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit, Feim Kelmendi.