MIT: Sot nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas MIT-it, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, sot nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se plotësohen kushtet për vendosjen e kufizimeve.
Kufizimet për automjetet mbi 20 tonë aplikohen në raste të temperaturave të larta, sipas kushteve të përcaktuara në vendimin përkatës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
41 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































