Pas dy muajsh të miratimit nga Senati, projektligji për sigurinë kombëtare, që përfshinë ndihmat për Ukrainën, Izraelin dhe rajonin e Indo-Paqësorit me gjasë do të votohet të premten nga Dhoma e Përfaqësuesve.
Udhëheqësi republikan i Dhomës, Mike Johnson, me gjithë kundërshtimet e ashpra të ligjvënësve konservatorë, njoftoi se teksti i projektligjit do të publikohet të martën pasdite duke krijuar mundësinë që votimi të mbahet në fund të javës.
Sipas kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësit do të kenë 72 orë kohë të njihen me projekt-ligjin, deri në votimin e tij të premten.
Të hënën në mbrëmje, Johnson njoftoi se projektligji do të ndahet në katër pjesë, raporton zeriamerikës.
“Ne do të votojmë për ndihmën për Izraelin, për Ukrainën dhe Indo-Paqësorin. Më pas edhe për një projekt-ligj tjetër, që përfshin prioritetet tona të sigurisë kombëtare dhe që ndër të tjera parashikon t’i japë Presidentit të drejtën të shfrytëzojë pasuritë e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës dhe disa sanksione të tjera ndaj Iranit dhe masa të tjera për të cilat ne kemi diskutuar për një kohë të gjatë”, pohoi ai.
Duke u përballur me një rebelim të drejtpërdrejtë nga konservatorët që kundërshtojnë sidomos ndihmën për Ukrainën, vendimi i kryetarit republikan për të dërguar projektligjin për votim vlerësohet si një moment vendimtar.
“Ky është një mashtrim dhe njerëzit janë lodhur nga republikanët që thonë se si po luftojmë për Amerikën dhe më pas dërgojnë taksat e tyre të fituara me aq vështirësi te vendet e tjera. Të gjithë duhet të paguajnë taksat për të financuar këtë qeveri të cilës nuk i intereson të zgjidhë problemet në vendin tonë”, tha ligjvënësja republikane, Marjorie Taylor Greene.
Për të kapërcyer pakënaqësitë brenda partisë së tij, Johnson tha se ndarja e projektligjit në katër pjesë përfshin ndryshimin që një pjesë e ndihmës për Kievin të jepet si kredi. Jo zyrtarisht mësohet se demokratët nuk e kundërshtojnë këtë ndryshim.
Ndarja e projektligjit megjithatë e la të hapur mundësinë për ndryshimin e vlerës origjinale të ndihmave prej 95 miliardë dollarësh që Senati miratoi në muajin shkurt. Projektligji i miratuar nga Senati përfshinte 14 miliardë dollarë për Izraelin dhe 60 miliardë për Ukrainën. Disa ligjvënës po bëjnë përpjekje që të shtojnë edhe masa të tjera për kontrollimin e kufirit me Meksikën.
Të hënën, ndërsa takonte Kryeministrin e Çekisë, presidenti amerikan, Joe Biden vazhdoi trysninë publike ndaj Johnson duke kërkuar që projektligji të dërgohet për votim në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Kongresi duhet të votojë projektligjin që u miratua në Senat me mbështetje dypartiake. Ka një mbështetje të madhe në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat nëse këta njerëz do të lejonin një votim”, tha Presidenti Biden ndërsa falënderoi Republikën Çeke për vendimin për të dërguar një milion predha artilerie në Ukrainë.
Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba iu bëri thirrje sërish aleatëve të hënën të ndërmarrin “hapa të jashtëzakonshëm dhe të guximshëm” për të dërguar sisteme të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër sulmeve ajrore ruse.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë
Atentati ndaj kryeministrit sllovak - njerëzit po e krahasojnë me vrasjen që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'