LAJMI I FUNDIT:

Tani fillon spektakli: Dihen të gjitha çiftet e ‘Play-In’ dhe pjesëmarrësit në ‘Play-Off’ në NBA

Tani fillon spektakli: Dihen të gjitha çiftet e ‘Play-In’ dhe pjesëmarrësit në ‘Play-Off’ në NBA

Pas 15 ndeshjeve të mbrëmshme, ka përfunduar pjesa e rregullt e sezonit në elitën e basketbollit amerikan NBA dhe janë të njohura të gjitha çiftet e ‘Play-In’ dhe pjesëmarrësit në ‘Play-Off’.

Pra, skuadra më e mirë pas pjesës së rregullt të sezonit është Boston Celtics me raport 64:18 dhe në raundin e parë të ‘Play-Off’-it pret kundërshtarin nga ‘Play-in’ në të cilin takohen Philadelphia 76ers – Miami dhe Chicago – Atlanta.


Fituesi i duelit të parë do të luajë kundër New York Knicks në ‘Play-Off’, ndërsa humbësi do të përballet me ekipin më të mirë nga dueli Chicago-Atlanta dhe fituesi i asaj ndeshje do të luajë kundër Bostonit.

Përveç çifteve ‘Play-In’, në Lindje njihen edhe dy çifte ‘Play-Off’. Milwaukee Bucks do të luajë me Indiana Pacers në çerekfinale të NBA, ndërsa Cleveland Cavaliers do të ketë avantazhin e fushës në shtëpi ndaj Orlando Magic.

Në perëndim, ekipi më i mirë është Oklahoma City Thunder, e cila do të luajë në ‘Play-Off’ kundër kundërshtarëve nga ‘Play-In’, ku takohen New Orleans Pelicans – LA Lakers dhe Sacramento Kings – Golden State Warriors.

Fituesi i duelit Pelicans dhe Lakers do të luajë kundër kampionëve aktualë të NBA Denver Nuggets në ‘Play-Off’, ndërsa humbësi do të përballet me skuadrën më të mirë nga ndeshja Sacramento – Golden State. Fituesi i asaj ndeshje do të luajë me Oklahoma në ‘Play-Off’.

Tashmë dihet se Minesota – Phoenix do të luajnë në raundin e parë të ‘Play-Off’ si dhe Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Boks
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Arne Slot u tregon drejtuesve të Liverpoolit emrat e katër lojtarëve rreth të cilëve dëshiron të ndërtojë ekipin e tij

Premier League
Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori