LAJMI I FUNDIT:

Djali i Kim Kardashian eci në fushë me Lionel Messin por kjo pritet me kritika – “kështu kur lind nga një familje miliarderësh”

Djali i Kim Kardashian eci në fushë me Lionel Messin por kjo pritet me kritika – “kështu kur lind nga një familje miliarderësh”

Miliarderja dhe influencerja amerikane, Kim Kardashian ka ndarë një video të djalit të saj Saint (8 vjeç) duke ecur në një fushë futbolli përkrah lojtarit legjendar, Lionel Messi.

Momenti i jashtëzakonshëm ndodhi të dielën mbrëma përpara ndeshjes së Inter Miamit dhe L.A Galaxy në Los Angeles, shkruan PageSix.


“Saint duke ecur me Messin në fushë gjatë ndeshjes LA Galaxy kundër Inter Miamit”, shkroi Kardashian, bashkangjitur një videoje të shpërndarë në rrjetin social X.

Foto: Saint West dhe Lionel Messi / PageSix

“Ai po e jeton ëndrrën absolute”, theksoi tutje miliarderja.

Megjithatë, jo të gjithë e ndanë entuziazmin e njëjtë me influenceren e familjes Kardashian, pasi shumë përdorues thanë se në vend të djalit duhej të ishte dikush që me të vërtetë e meritonte.

“Kur flasim për privilegjet. Shpresoj që djali i saj di të gjuajë topin”, shkroi një përdorues.

Foto: Kim Kardashian dhe fëmijët e saj / Instagram

“Do të ishte mahnitëse nëse do t’i jepej mundësia një fëmije që me të vërtetë e meriton. Jo dikush që ka qenë shumë me fat që është lindur në një familje miliarderësh”, theksoi një përdorues tjetër.

“Ja çfarë mund të blejë paraja”, shtoi një tjetër.

Megjithatë, kishte të atillë edhe që i dolën në mbrojtje miliarderes, të cilët i quajtën si absurde reagimet urrejtëse. /Telegrafi/

Foto: Kim Kardashian me fëmijët e saj / Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici?

Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici?

Magazina
A i ka shkruar Romeo mesazhe flirtuese Erjolës? Motra e moderatores tregon të vërtetën dhe “prapaskenat”

A i ka shkruar Romeo mesazhe flirtuese Erjolës? Motra e moderatores tregon të vërtetën dhe “prapaskenat”

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Kris Jenner zbulon se është diagnostikuar me tumor

Kris Jenner zbulon se është diagnostikuar me tumor

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rita Ora i jep një puthje të ngrohtë burrit të saj, ndërsa shijojnë çaste të ëmbla së bashku në varkë

Rita Ora i jep një puthje të ngrohtë burrit të saj, ndërsa shijojnë çaste të ëmbla së bashku në varkë

Magazina
Kalo në kategori