LAJMI I FUNDIT:

Kris Jenner zbulon se është diagnostikuar me tumor

Kris Jenner zbulon se është diagnostikuar me tumor
Kris Jenner (Foto: Getty Images)

Kris Jenner i ka dhënë familjes së saj një përditësim mbi shëndetin në ‘trailer’-in e ri për sezonin e pestë të serialit “The Kardashians”.

Seriali i famshëm i familjes do të rikthehet më 23 maj me më shumë dramë dhe disa komplikime serioze. Më 8 Maj, platforma e transmetimit publikoi një ‘trailer’ të ri për sezonin e ardhshëm, ku shihet Kris e ulur me vajzat e saj për t’u treguar se mjekët i kanë gjetur diçka të pazakontë.

Në ‘trailer’-in e publikuar, Kris tha: “Pata skanimin tim. Ata gjetën një cist dhe si një tumor të vogël”, vazhdoi ajo, së bashku me të dashurin e saj Corey Gamble, shkruan The Independent.

Kamera më pas kaloi tek Khloe Kardashian, Kylie Jenner dhe Kendall Jenner – të cilat ishin të ulura rreth nënës së tyre. Një shikim i shqetësuar u shfaq në fytyrën e Khloe, ndërsa Kendall shkoi të ngushëllojë motrën e saj më të re e cila kishte shpërthyer në lot.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme në video, që do të thotë se shikuesit nuk do të marrin vesh se ku ndodhet tumori ose nëse është një tumor malinj deri në momentin kur episodi do të transmetohet.

Sezoni duket se zhvillohet në vjeshtën e vitit 2023, bazuar në klipet e treguara në ‘trailer’, pasi ai paraqet pamje gjatë javës së modës, Halloween-it dhe operacionin emergjent të Kourtney Kardashian.

Në ‘trailer’, themeluesja e markës “Lemme” shihet në fund të shtatzënisë së saj me fëmijën e katërt. Ajo shihet duke folur në telefon me nënën e saj, para se të dërgohej me nxitim në spital në shtator të vitit 2023 për të kryer kirurgji fetale.

Kirurgjia fetale është kryer në foshnje që janë ende në mitrën e nënës së tyre, sipas Klinikës Mayo. Në atë kohë, bashkëshorti i saj dhe bateristi i Blink-182, Travis Barker, zbuluan në rrjetet sociale se kirurgjia “urgjente” ishte “jetë kërcënuese” por në fund “shkoi mirë”.

Cifti, të cilët u martuan në maj të vitit 2022, mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Rocky, më 1 nëntor. Që atëherë, ata kanë mbajtur djalin e tyre larg syrit të publikut.

Sezoni i pestë i “The Kardashians” fillon transmetimin më 23 maj në Hulu në ShBA dhe Disney+ në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?

Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?

Magazina
“Ke humbur dhe pranoje” – Meritoni përplaset me Julin pas deklaratës së këtij të fundit

“Ke humbur dhe pranoje” – Meritoni përplaset me Julin pas deklaratës së këtij të fundit

Magazina

"Gjithmonë për njëri-tjetrin" - Romeo Veshaj thyen heshtjen pas dramave të shumta qëkur përfundoi Big Brother

Magazina
Zbulohet e vërteta? Xhensila Myrtezaj shtron kërkesën për t’u divorcuar nga Bes Kallaku – akuza të rënda

Zbulohet e vërteta? Xhensila Myrtezaj shtron kërkesën për t’u divorcuar nga Bes Kallaku – akuza të rënda

Magazina
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Magazina
Erdhi momenti - CineStar feston ditëlindjen e parë me oferta dhe aktivitete të veçanta

Erdhi momenti - CineStar feston ditëlindjen e parë me oferta dhe aktivitete të veçanta

Elfije Boletini
Kalo në kategori