150 milionë euro për yllin e ri? Barcelona vendos sytë te sensacioni i Ligës Premier


Barcelona ka vendosur në shënjestër Rayanin, talentin e ri të Bournemouthit në Ligën Premier, i cili është shndërruar në një objektiv të kërkuar këtë verë pas një shpërthimi të jashtëzakonshëm në futbollin anglez.
Afati kalimtar i Barcelonës është e përqendruar në revolucionarizimin e repartit ofensiv.
Bordi teknik i klubit po ndjek nga afër zhvillimin e anësorit dhe sulmuesit brazilian, 19-vjeçar, i cili ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germainit për transferime të mundshme në të ardhmen.
Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës e pranojnë se një marrëveshje këtë verë është praktikisht e pamundur, pasi Bournemouthi e konsideron lojtarin plotësisht të pashitshëm vetëm gjashtë muaj pas debutimit të tij në Ligën Premier.
Klubi anglez është i mbrojtur nga një kontratë deri në qershor të vitit 2031 dhe një klauzolë lirimi prej rreth 150 milionë euro, e cila nuk do të aktivizohet deri në verën e vitit 2027, duke i dhënë Bournemouthit kontroll të plotë mbi situatën.

Deco vlerëson shumë raportet e skautëve për lojtarin nga Amerika e Jugut, duke e parë atë si një aset ideal si për planet afatshkurtra, ashtu edhe për ato afatgjata.
Cilësitë e sulmuesit, i cili tashmë ka 6 paraqitje dhe një gol me kombëtaren e Brazilit, justifikojnë interesimin e gjerë nga klubet e mëdha.
Në zyrat e Barcelonës, braziliani shihet si partneri ideal për të luajtur në sulm përkrah yllit spanjoll, Lamine Yamal./Telegrafi/










































