LAJMI I FUNDIT:

Kënga e Izraelit në ‘Eurovision 2024’ mund të përjashtohet për shkak të përmbajtje politike në tekstin e saj

Kënga e Izraelit në ‘Eurovision 2024’ mund të përjashtohet për shkak të përmbajtje politike në tekstin e saj
Eden Golen (Foto: Instagram)

Sipas raportimeve të gazetës izraelite “Ynet”, kënga e Izraelit në ‘Eurovision 2024’ mund të diskualifikohet për shkak të përmbajtjes politike të tekstit.

Ky supozim u bë pas zbulimit të titullit të këngës, i cili është “October Rain”, që në shqip përkthehet si “Shiu i Tetorit”, shkruan WiwiBlogs.


Transmetuesi i Eurovisionit në Izrael, KAN, menjëherë mblodhi një këshill për të diskutuar diskualifikimin e mundshëm. Gazeta thotë se u vendos që nëse kënga diskualifikohet për shkak të përmbajtjes së saj politike, Izraeli do të tërhiqet nga Eurovisioni në vend që të ndryshojë fjalët ose të zëvendësojë këngën.

Transmetuesi izraelit u shpreh: “Nuk do të ndryshojmë as tekstin as këngën, edhe nëse kjo do të thotë që Izraeli nuk do të marrë pjesë në Eurovision këtë vit”.

Më 16 shkurt, Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU) përsëriti se nuk do ta përjashtojë Izraelin nga Eurovisioni për shkak të luftës së vazhdueshme në Gaza.

Ai tha publikisht, dhe sërish, se Eurovision është një garë ndërmjet transmetuesve dhe jo qeverive. Për shkak se KAN i përmbahet rregullave, pjesëmarrja e Izraelit ishte e sigurt. Megjithatë, përfshirja e teksteve politike është një çështje tjetër.

Eden Golen (Foto: Instagram)

Kjo paraqet një shkelje të rregullave të konkursit nga ana e një transmetuesi pjesëmarrës dhe çon në mundësinë që Izraeli të diskualifikohet.

Izraeli planifikon të dërgojë Eden Golan në konkurs, pasi ajo fitoi “HaKokhav HaBa” më herët këtë muaj. Një komision që përfshinte ekspertë muzikorë dhe profesionistë të televizionit u ngarkua më pas me zgjedhjen e këngës së saj.

Më herët gjatë kësaj jave doli në pah se kënga kryesuese ishte një këngë me titull “October Rain”, e cila shumëkush supozoi se i referohet sulmeve të 7 tetorit në Izrael. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet bashkëshorti i ish-banores së Big Brother, Françeska Muratit

Zbulohet bashkëshorti i ish-banores së Big Brother, Françeska Muratit

Magazina
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Magazina
Kalo në kategori