LAJMI I FUNDIT:

Anashkalimi i “Barbie” në Oscars 2024, reagon Margot Robbie

Anashkalimi i “Barbie” në Oscars 2024, reagon Margot Robbie
Foto: AP

Margot Robbie më në fund ka folur për mospërfilljen e ‘aktores më të mirë’ në Oscar për “Barbie”.

“Nuk ka asnjë mënyrë për t’u ndjerë më keq kur e dini se jeni kaq e bekuar”, tha ajo ndërsa iu drejtua audiencës në një shfaqje speciale SAG-AFTRA.


Fansat ishin të zemëruar pas nominimeve të javës së kaluar për Oscars 2024, kur Greta Gerwig u la jashtë kategorisë së ‘regjisores më të mirë’ dhe Robbie nuk gjendej askund në garën e ‘aktores më të mirë’.

Foto: Getty Images

Ylli 33-vjeçar i “Aussie” tha se ajo “padyshim” mendonte se Gerwig, 40 vjeçe, duhej të ishte nominuar sepse “ajo që bëri është një gjë që ndodh një herë në karrierë, një herë në jetë”.

Për nominimin jo të mjaftueshëm të "Barbie", reagon edhe eksperti i "Oscars": Ky diskriminim do të mbahet mend gjatë
Lexo po ashtu Për nominimin jo të mjaftueshëm të "Barbie", reagon edhe eksperti i "Oscars": Ky diskriminim do të mbahet mend gjatë

Megjithatë, ajo u sigurua të festonte të gjitha nominimet për çmimin Oscar që filmi mori, duke thënë se ishte “përtej ekstazës” nga tetë nominimet kolektive të filmit.

Foto: Getty Images

Përveç ‘filmit më të mirë’, një nominim që përfshin Robbie sepse ishte producente, “Barbie” mori vlerësime për ‘skenarin më të mirë’, ‘këngën më të mirë origjinale’ (për “I’m Just Ken” dhe “What Was I Made For?”), ‘kostumografi’ dhe ‘dizajni më i mirë i prodhimit’.

Ryan Gosling u nominua në kategorinë e ‘aktorit më të mirë në rol dytësor’, ndërsa America Ferrera u nominua për ‘aktoren më të mirë dytësore’.

Foto: Getty Images

“Barbie” është aktualisht filmi me fitimet më të larta i realizuar nga një grua, duke fituar 1.4 miliardë dollarë në arkat botërore vitin e kaluar. /Telegrafi/

Foto: AP