LAJMI I FUNDIT:

Për nominimin jo të mjaftueshëm të “Barbie”, reagon edhe eksperti i “Oscars”: Ky diskriminim do të mbahet mend gjatë

Për nominimin jo të mjaftueshëm të “Barbie”, reagon edhe eksperti i “Oscars”: Ky diskriminim do të mbahet mend gjatë
Foto: JOE MAHER

Në një artikull të azhurnuar më 25 janar 2024, flitet për mospërfshirjen e Margot Robbie dhe Greta Gerwig në nominimet e “Oscars” për vitin 2024, të cilat sipas ekspertit Dave Karger, nuk do të harrohen lehtësisht.

Karger, prezantues në ‘Turner Classic Movies’ dhe autor i librit “50 Oscar Nights”, i referohet filmit “Barbie”, i cili u bë filmi më i fitimprurës i vitit 2023 pas publikimit të tij në korrik, shkruan Revista People.


Filmi arriti të fitojë tetë nominime për Çmimet “Oscars 2024”, përfshirë kategoritë ‘Filmi më i mirë’, ‘Aktori më i mirë në rol dytësor’ për Ryan Gosling dhe ‘Aktorja më e mirë në rol dytësor’ për America Ferrera.

Ryan Gosling, Margot Robbie dhe Greta Gerwig në xhirimet e “Barbie” (Foto: JAAP BUITENDIJK/WARNER BROS.)

Megjithatë, Robbie, e cila është edhe ylli dhe bashkëprodhuese e filmit, nuk u nominua në kategorinë ‘Aktorja më e mirë në rol kryesor’ dhe regjisorja e filmit, Greta Gerwig, 40 vjeçare, mbeti gjithashtu jashtë nominimeve për çmimin “Regjisori/ja më i/e mirë”.

Publikohen nominimet për 'Oscars 2024': "Oppenheimer" lë në hije hitin "Barbie" me 13 nominime
Lexo po ashtu Publikohen nominimet për 'Oscars 2024': "Oppenheimer" lë në hije hitin "Barbie" me 13 nominime

Karger thekson se edhe pse të dyja kanë marrë nominime për punën e tyre në “Barbie” në kategori të tjera, këto dy mospërfshirje të profilit të lartë do të mbahen mend – dhe do të dhembin – për një kohë të gjatë.

Margot Robbie në filmin “Barbie” (Foto: JAAP BUITENDIJK/WARNER BROS.)

Filmi “Barbie” mund të ketë vuajtur nga natyra e tij komike, dhe ndoshta nga një paragjykim i akademisë kundër komedive të vërteta dhe në favor të dramave më të rënda. Gerwig ka marrë nominime për regji nga ceremonitë e njohura të çmimeve si: “Directors Guild of America”, “Golden Globes” dhe “Critics Choice Awards” më herët gjatë këtij viti. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Noah Baumbach, janë të nominuar për çmimin “Skenari më i mirë i përshtatur” në “Oscars 2024”.

Vazhdojnë kritikat ndaj çmimeve "Oscars" për anashkalimin e filmit "Barbie" në listën e nominimeve
Lexo po ashtu Vazhdojnë kritikat ndaj çmimeve "Oscars" për anashkalimin e filmit "Barbie" në listën e nominimeve

Nga ana tjetër, Margot Robbie ka siguruar shumë çmime këtë vit për rolin e saj kryesor në “Barbie”, përfshirë nominime në “Golden Globe Awards” dhe “Critics Choice Awards”. Ajo është e ligjshme për një “Oscar” këtë vit si bashkëprodhuese e filmit, pasi ky i fundit është në garë për filmin më të mirë të vitit.

Greta Gerwig dhe Margot Robbie në “Critics Choice Awards 2024” në Santa Monica, Kaliforni (Foto: KEVIN WINTER/GETTY)

Aktori Ryan Gosling, i cili luan rolin e Ken-it në filmin “Barbie”, shprehu zhgënjimin e tij të fortë që Robbie dhe Gerwig nuk u nominuan në kategoritë përkatëse. Ndërkohë, aktorja America Ferrera, e cila luajti rolin e Glorias në film, tha se ishte “shumë e zhgënjyer” që koleget e saj femra nuk morën nominimet e merituara.

Ceremonia e 96-të e ndarjes së çmimeve “Oscars”, e cila do të prezantohet nga Jimmy Kimmel, do të transmetohen drejtpërdrejt të dielën, më 10 mars, direkt nga “Dolby Theatre” në Hollywood, California, duke filluar në orën 7 p.m (ET). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori