John Stamos ka kritikuar anashkalimet e filmi “Barbie” nga ceremonia e çmimeve “Oscars” si një “ironi e çuditshme”.
Aktori 60-vjeçar ka shprehur pakënaqësinë e tij pasi fansat e filmit mbetën të shtangur të martën, më 23 janar, kur u shpallën nominimet për Çmimet Akademike – pa përfshirjen e regjisores Greta Gerwig, 40 vjeçare, apo të aktores Margot Robbie, 33 vjeçare në listën e nominimeve, por vetëm me Ryan Gosling, 43 vjeçar, që fitoi një nominim për kategorinë “Aktori më i mirë në rol dytësor”, për portretizimin e Kenit në film, shkruan nzherald.
Stamos u shpreh në rrjetet sociale duke ricaktuar një skenë nga filmi që arriti të gjernerojë mbi një miliard dollarë fitime dhe tha në një mbishkrim pranë videos së tij: “Kjo i dedikohet Greta Gerwig dhe Margot Robbie, të cilat krijuan një film që ishte një sukses kritik dhe një fenomen kulturor, duke u thelluar në tematika feministe përmes prizmit të ‘Barbie’-t dhe duke sfiduar normat patriarkale”.
Ai shtoi: “Ky film jo vetëm që rezonoi thellësisht, por gjithashtu xhiroj mbi një miliard dollarë fitime. Megjithatë, në një ironi të çuditshme, të dyja gratë u anashkaluan nga Akademia e çmimeve Oscars. Të gjithë shikoni sërish ‘Barbie’-n sonte”.
Në klipin e Stamos, ai luajti rolin e Ken-it, ndërsa gruaja e tij, Caitlin McHugh, 37 vjeçe, u paraqit si Barbie, teksa çifti ricakton një skenë ku Ken-i ishte duke pyetur Barbie-n se si të largohej nga mërzia gjatë udhëtimit të tyre në botën reale. Stamos shtrihet në oborrin e tyre në video, ndërsa partnerja e tij punon në kopsht.
View this post on Instagram
Ndërkohë, edhe aktori Gosling lëshoi një deklaratë lidhur ditë më parë lidhur me anashkalimin e Gerwig dhe Robbie, duke thënë se ai është “jashtëzakonisht i nderuar” që është nominuar, por shprehu zhgënjimin: “Nuk ka Ken pa Barbie, dhe nuk ka Barbie pa Greta Gerwig dhe Margot Robbie, dy personat më përgjegjëse për këtë film që bëri histori dhe u festua globalisht”.
Ai shtoi: “Nuk do të ishte e mundur të njiheshin ndonjë prej atyre që punuan në film pa talentin, guximin dhe gjenialitetin e tyre. Të them se jam i zhgënjyer që ato nuk janë nominuar në kategoritë e tyre përkatëse do të ishte një nënvlerësim”, tha ai.
“Vepra e tyre duhet të njihet bashkë me nominimet e tjera shumë të merituara”, shtoi aktori që luan rolin e Ken-it.
Të gjithë filmat e Gerwig – “Lady Bird”, “Little Women” përfshirë këtu dhe “Barbie” – kanë pasur nominime për çmimin kryesor, ‘Filmi më i mirë’ në “Oscars”, por ajo kurrë nuk ka marrë nominim për çmimin “Regjisori/ja më i/e mirë”.
As Gerwig dhe as Robbie ende nuk kanë reaguar për anashkalimin nga Akademia, por një varg yjesh kanë folur në mbështetje të të dyjave.
America Ferrera, 40 vjeçare, e cila fitoi një nominim për çmimin “Aktorja më e mirë në rol dytësor” për rolin e saj në “Barbie”, i tha revistës Variety: “U zhgënjeva shumë që ato nuk u nominuan”. Greta ka bërë pothuajse çdo gjë që një regjisore mund të bëjë për ta merituar atë”.
Ajo shtoi: “Ajo që Margot arriti si aktore është vërtetë e pabesueshme. Një nga gjërat rreth Margot si aktore është se sa lehtë duket gjithçka. Dhe ndoshta njerëzit u mashtruan duke menduar se puna [ishte] e lehtë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet nga kaosi në koncertin e Yll Limanit në “Lollipop” – të shtëna, përleshje dhe panik në zonën VIP

CEO i Astronomer jep dorëheqje pas skandalit në koncertin e Coldplay

U tallën me të pas daljes nga BBVK, Xheneta fal dy prej ish-banoreve, nisin pushimet bashkë

Të shtëna dhe kaos në koncertin e Yll Limanit në Palasë, reagon këngëtari

Santiana Maloku mahnit me paraqitjen e saj verore në bregdetin shqiptar

Kreshniku dhe Dafina zbulojnë kuptimin e emrit të djalit: Daskan është gjak ilir

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë