LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri i reagon publikisht Taynës pas deklaratave të saj: Mos tento të marrësh vëmendje duke “poshtëruar” dikë që të ka ndihmuar

Dafina Zeqiri i reagon publikisht Taynës pas deklaratave të saj: Mos tento të marrësh vëmendje duke “poshtëruar” dikë që të ka ndihmuar
Dafina Zeqiri dhe Tayna (Foto: Friends Entertainment/YouTube)

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperja Tayna dikur kishin një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën.

Në kohën kur Tayna pati depërtimin e saj shpërthyes në skenën vendore, Dafina e cila veç ishte një yll i muzikës, i “kishte zgjatur dorën” për një bashkëpunim të titulluar “Bye bye”, i cili kishte rezultuar shumë i suksesshëm.


Megjithatë pas kësaj, ato kishin prishur raportet me njëra-tjetrën dhe për këtë pjesë reperja nga Prizreni foli përmes rreshtave në disa nga intervistat e saj të fundit në edicionet festive, ku u shpreh se arsyeja e ftohjes së raporteve mes tyre kishin qenë ndërhyrjet nga palët e treta.

Por me këtë deklaratë nuk po pajtohet Dafina, e cila në kanalin e saj zyrtar të fansave në Instagram, ka reaguar duke thënë se ajo ka një arsye të veçantë kur prishet me dikë, dhe se ajo nuk mund të jetë një “keqkuptim” i vogël apo diçka e thënë nga dikush.

“Hmm… E keqja është kur bën një të mirë dikujt dhe pastaj e kthen pas një kohe shumë të shkurtër me të keq. Ti? S’e di pse? Çfarë ka ndodhur? Pse ti? Kur ke bërë gjithçka? Duhet ta mbrosh atë person tek të tjerët që kanë munduar ta poshtërojnë. Nuk ka ndodhur kurrë që unë të ndahem nga dikush për shkak të ndonjë keqkuptimi apo fjalëve të njerëzve përreth, sepse nuk jemi më 10-vjeçarë, por 25-30 vjeçarë. Nëse do të ishte një keqkuptim, do ta kishim sqaruar dhe do të kishim kaluar. Fjalët e njerëzve përreth? Nuk kam njerëz që merren me thashetheme. Askush nuk fiton kur tenton të tërheqë vëmendje duke poshtëruar atë që të ka ndihmuar”, ka shkruar Dafina në Instagram.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram Channel

Ndërkohë, edhe Tayna nuk qëndroi indiferente duke “goditur” me një status në Threads, ku shkruante: “Të gjithë e dimë kush kë e ka ndihmuar në atë kohë. Ndalo së qenuri deluzioniste. Shko shërohu dhe mos më bëj të shkoj atje”. /Telegrafi/

Foto: Tayna/Threads

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Kalo në kategori