LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me burg aktorja Rudina Dembacaj, falsifikoi nënshkrimin e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit

Dënohet me burg aktorja Rudina Dembacaj, falsifikoi nënshkrimin e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove, pasi akuzohet për falsifikim.

Mësohet se Dembacaj është dënuar pasi u kallëzua penalisht nga ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, pasi ky i fundit pretendon se ajo kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën.


Mediumi Zëri ka zbuluar se dënimi ndaj aktores është konvertuar pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, mund ta vuajë jashtë dënimin e saj.

Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit. “Krimi” është kryer në bashkëpunim me noterin Ermal Hamzaj, por ky i fundit i ka shpëtuar dënimit.

Foto: Rudina Dembacaj/Instagram

“Zëri” ka siguruar kallëzimin e plotë të ish-bashkëshortit të aktores, në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë për gjyqtaren Marinela Osmani, për moskryerjen e veprimeve për të zbardhur të plotë shkeljen.

Varfaj ka kallëzuar se sipas tij gjyqtarja nuk ka pranuar që i pandehuri të merrej dhe noteri Ermal Hamzaj, për të cilin ai pretendon se ka hartuar dhe ka falsifikuar 2 herë në 2 deklarata të ndryshme noteriale.

“Ju drejtohem juve me anë të kësaj ankesë për gjyqtaren Marinela Osmani, e cila në procesin ku unë kam kallëzuar ish-bashkëshorten time Rudina Dembacaj për falsifikim të prokurave në bashkëpunim me noterin në 2 prokura të ndryshem. Vepra penale është konsumuar plotësisht dhe është pranuar edhe nga vetë e pandehura dhe avokatja e saj në seancë. Nga ana jonë janë dorëzuar 2 shkresa të ardhura nga drejtoria e kufirit dhe migracionit në të cilat provohej se janë përdorur 2 prokura të falsifikuar që kanë për të kaluar jashtë territorit të RSh vajzën e mitur me nënën e saj pa dijeninë dhe miratimin tim. Organit të akuzës në Gjykatë i është bërë me dije dhe këtë e kemi përmendur edhe në Gjykatë se hetimet nuk kanë qenë shteruese pasi ne pretendonim se prokuroria i ishte shmangur hetimit duke u mjaftuar vetëm tek njëra nga deklaratat noteriale të falsifikuara të përdorura për të kaluar fëmijën jashtë territorit të RSH-së dhe përgjigja ka qe se ishi bërë të gjitha hetimet dhe se nuk ishte më e nevojshme që të bëheshin hetime shtesë. Pra e nderuar gjykatë në këtë proces janë anashkaluar procedurat e hetimit nga ana e prokurorisë dhe nga gjyqtarja. Pra asnjë nga pretendimet e mia si viktimë e veprës penale nuk është marrë në konsideratë në diskutimet përfundimtare në nuk kemi qenë dakord për sa ju kemi cituar më lart, ne gjithashtu nuk jemi dakord me vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë për argumentat dhe pretendimet e paraqitura më lart, gjyqtarja me vetëdije dhe duke e privilegjuar pozitën e vetë nuk ka pranuar dhe nuk ka çmuar që i pandehuri të merrej dhe noteri Ermal Hamzaj që në mënyrë të përsëritur ka hartuar dhe ka falsifikuar 2 herë në 2 deklarata të ndryshme noteriale, kjo e privuar nga deklaratat që rezultonin të rejigstrua në sistemin Tims, ku janë bërë pjesë të fashikullit gjyqësor”, thuhet në kallëzimin e tij sipas Zëri.

Gjithashtu, ZËRI ka siguruar edhe dënimin e caktuar nga Gjykata për aktoren e njohur, e cila është shpallur fajtore për kryerjen e veprës “falsifikimi i dokumenteve”, dhe është dëbuar me 6 muaj burgim, ndërsa i është konvertuar në kryerjen e një pune në interes publik prej 80 orë.

Vendimi i Gjykatës

Deklarimin fajtore të të pandehurës Rudina Dembacaj për kryerjen e veprës “falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal të këtij neni dënimin e saj me 9 muaj burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, masës së dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Rudina Dembacaj me 6 muaj burg.
Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimi i dënimit me burgim, për të kryer një punë në interes publik prej 80 orë.

Foto: Zëri

Çifti u martuan në vitin 2016 dhe nga dashuria e tyre sollën në jetë një vajzë. Por u ndanë 3 vite më pas, e aktualisht aktorja ka nisur një romancë të re, prej disa vitesh ajo është e martuar me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Mark Frroku.

Foto: Zëri

Foto: Zëri

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Kalo në kategori