LAJMI I FUNDIT:

Bellingham bëhet fytyra e Louis Vuitton, do të nënshkruajë një kontratë shumëmilionëshe

Bellingham bëhet fytyra e Louis Vuitton, do të nënshkruajë një kontratë shumëmilionëshe

Louis Vuitton dëshiron të punësojë Jude Bellingham dhe t’i ofrojë atij një kontratë prej disa milionë eurosh, që është shenja më e fundit se mesfushori anglez ka arritur në gradën e megayjeve të sportit.

Shtëpia luksoze franceze e modës punon vetëm me ikona sportive, kështu që ata zhvilluan një fushatë reklamuese me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon para Kupës së Botës të vitit të kaluar, dhe para kësaj fushata me Pele, Diego Maradona dhe Zinedine Zidane para Kupës së Botës 2010. Tashmë ata kanë në shënjestër 20-vjeçarin nga Stourbridge, shkruan DailyMail.


Bellingham ka një interes të madh për modën dhe veshi një kostum Louis Vuitton me pantallona të ndezura në “Ballon d’Or” në Paris muajin e kaluar.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit këtë verë mori pjesë edhe në sfilatën e kësaj shtëpie për koleksionin pranverë-verë 2024, në kryeqytetin francez së bashku me vëllain e tij të vogël Jobe, pas pjesëmarrjes në serinë e parë të ndeshjeve të Anglisë në kualifikuesit për Euro 2024, kundër Maltës dhe Maqedonisë.

Ylli i Realit ka nënshkruar më parë një kontratë me Adidas, ndërsa vitin e kaluar mori pjesë në një sesion fotografik për Gucci në kuadër të bashkëpunimit të tyre me kompaninë gjermane të veshjeve sportive.

Gucci gjithashtu do të dëshironte të punonte përsëri me Bellinghamin, por tashmë ka nënshkruar me shokun e tij ndërkombëtar Jack Grealish për një marrëveshje shumë milionëshe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori