LAJMI I FUNDIT:

Vesa thumbon Mërgim Berishën: Kush e tradhton Kosovën, s’është për mua shqiptar

Vesa thumbon Mërgim Berishën: Kush e tradhton Kosovën, s’është për mua shqiptar

Vesa Vllasaliu është bërë një emër shumë i komentuar në media, që nga hyrja e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka zgjuar interesim te opinioni veçanërisht për deklaratat e saj lidhur me ish-të fejuarin, futbollistin e njohur shqiptar Mërgim Berisha.


Pak para se të futej në formatin e madh, Vesa kishte dhënë një intervistë ku kishte “goditur” ish-të fejuarin dhe ish-shoqen e saj, duke thënë se kjo e fundit ia mori të dashurin.

Pas akuzave të Vesës, flet vëllai i Mërgim Berishës: Ajo ia kishte ndërprerë kontaktin me të gjithë familjarët, kishte sjellje të këqija me neve
Lexo po ashtu Pas akuzave të Vesës, flet vëllai i Mërgim Berishës: Ajo ia kishte ndërprerë kontaktin me të gjithë familjarët, kishte sjellje të këqija me neve

Mirëpo teksa është pyetur në veçanti për Mërgimin, ajo është shprehur se nuk e ndjen më si shqiptar, pasi i njëjti nuk ka pranuar të luajë për Kosovën, pasi luan për Kombëtaren e Gjermanisë.

“Kush e tradhton Kosovën s’është për mua shqiptar. Më vjen keq”, ka thënë bukuroshja Vllasaliu.

Vesa në Big Brother VIP Kosova ka filluar të lërë gjurmë me këtë histori, teksa lidhur me deklaratat e saj ka pasur reagime edhe nga familjarët e Mërgimit – përkatësisht nga vëllai i tij, Besarti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother:  Nuk kam dëshirë të flas për të

Monika Lubonja refuzon të komentojë Eglën në Big Brother: Nuk kam dëshirë të flas për të

Magazina

"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen

Magazina
Kalo në kategori