LAJMI I FUNDIT:

Përditësimi i koeficientëve të klubeve nga UEFA – Man City mban kryesimin, Juventusi dhe Barcelona jashtë dhjetëshes

Përditësimi i koeficientëve të klubeve nga UEFA – Man City mban kryesimin, Juventusi dhe Barcelona jashtë dhjetëshes

Pas raundit të tretë të ndeshjeve evropiane, UEFA ka publikuar përditësimin më të fundit të renditjes së koeficientëve të klubeve, duke parë disa ndryshime në ranglistë.

UEFA ka publikuar gjatë të premtes koeficientët e përditësuar të klubeve, të cilat e shohin një befasi, me Romën që ngjitet në vendin e 10-të.


Tre vendet e para në renditjen e koeficienteve të klubeve janë Manchester City, Bayern Munich dhe Real Madrid.

Pozita e katërt është e zënë nga Paris Saint-Germain, i ndjekur nga klubet angleze si Liverpool, Chelsea dhe Manchester United.

Finalisti i sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve, Interi zë vendin e tetë në renditjen e klubeve të UEFA-s, ndërsa pas tij vjen RB Leipzig.

Klube tjera të mëdha që gjenden në pjesën e epërme janë: Juventusi i 12-ti, Barcelona e 13-ta, Atletico Madridi i 15-ti, Arsenal në vendin e 23-të dhe Milan i 31-ti. /Telegrafi/