LAJMI I FUNDIT:

Stadiumi i Barcelonës sot nuk njihet: Shikoni si duket pas fillimit të rinovimit

Stadiumi i Barcelonës sot nuk njihet: Shikoni si duket pas fillimit të rinovimit

Futbollistët e Barcelonës janë duke i luajtur ndeshjet e tyre në shtëpi këtë sezon në stadiumin Olimpik të qytetit të tyre, ndërsa rinovimi i ikonës Camp Nou është duke vazhduar me ritëm të plotë.

Për momentin, stadiumi duket më shumë si një kantier i madh ndërtimi ku mijëra punëtorë dhe makineri punojnë çdo ditë, por nga i cili përfundimisht do të dalë një ndërtesë spektakolare futbolli.


Këtë verë, pas problemeve me financat, më në fund buldozerët mbërritën në Camp Nou dhe nisën një projekt me pamje të re për stadiumin me vlerë 1.45 miliardë euro, i cili në të ardhmen do të jetë i ngjashëm me stadiumin “Santiago Bernabeun” për shkak të çatisë së mbyllur.

Camp Nou i ri do të duket spektakolar, dhe do të ketë më shumë zona të gjelbra, si dhe më shumë hapësirë ​​VIP për ngjarje dhe nevoja të tjera të klubeve.

Drejtuesve të klubit u propozohet edhe një nivel i tretë i ri i stadiumit, i cili do të ofronte akses më të mirë, komoditet më të madh dhe më shumë hapësirë.

Barcelona publikon pamje se si duket aktualisht Camp Nou nën rinovim
Lexo po ashtu Barcelona publikon pamje se si duket aktualisht Camp Nou nën rinovim

Një nga prioritetet kryesore të ndërtimit të stadiumit të ri është qëndrueshmëria, në kuadër të të cilit promovohet përdorimi i biçikletave dhe sa më pak makinave, por sërish do të ketë 2200 vende parkimi.

Sipas informacioneve të fundit, projekti kompleks duhet të përfundojë në vitin 2026 dhe plani është që Barcelona sezonin e ardhshëm të rikthehet në stadium me 50 për qind kapacitet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori