LAJMI I FUNDIT:

Meghan mbërriti në Gjermani me tri ditë vonesë dhe zemëroi një pjesë të fansave me fjalimin e saj

Meghan mbërriti në Gjermani me tri ditë vonesë dhe zemëroi një pjesë të fansave me fjalimin e saj
(Foto: AFP/Getty)

Meghan Markle mbërriti në një pritje jozyrtare për miqtë dhe anëtarët e pjesëmarrësve të Lojërave Invictus dhe i kërkoi falje turmës që nuk arriti në hapjen aktuale të këtij evenimenti.

Përkatësisht, princi Harry hapi Lojërat Invictus në Merkur Spiel-Arena në Dyseldorf të shtunën në mbrëmje, ndërsa gruaja e tij nuk ishte me të në hapje.


Ajo mbërriti në Gjermani të martën rreth orës 16:00 dhe menjëherë vazhdoi me një pritje jozyrtare për miqtë dhe anëtarët e pjesëmarrësve të Lojërave Invictus, ndërsa i kërkoi falje turmës që nuk ishte në hapje dhe i gëzoi shumë fansa me sinqeritetin e saj duke thënë se iu desh të kujdesej për fëmijët.

“Është ndjenjë e veçantë të jesh këtu. Më vjen keq që jam vonë në festë, por duhej të sigurohesha që fëmijët tanë të jenë të sigurt në shtëpi. Zbarkova këtu disa orë më parë dhe jam përtej e lumtur”, deklaroi mes tjerash Meghan.

Princi Harry dhe Meghan Markle rezervojnë suitë luksoze prej mbi dy mijë eurosh për një natë në Gjermani
Lexo po ashtu Princi Harry dhe Meghan Markle rezervojnë suitë luksoze prej mbi dy mijë eurosh për një natë në Gjermani

Mirëpo, jo të gjithë e kanë pritur me entuziazëm fjalimin e saj dhe shumë fansa e kritikojnë duke thënë se ajo “vë gjithmonë vetëm veten në plan të parë” dhe nuk besojnë në sinqeritetin e dukeshës.

Harry gjithashtu deklaroi më herët se dukesha e Sussexit do të bëjë tifo për Nigerinë në Lojërat Invictus të këtij viti, pasi kishte zbuluar se është me origjinë nigeriane.

Princi themeloi Invictus Games në vitin 2014 në Londër për të kontribuar në rehabilitimin e ushtarëve dhe veteranëve të lënduar dhe të sëmurë nga e gjithë bota. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shota Baraliu tregon linjat e trupit në të tjera poza provokuese me bikini nga pushimet

Shota Baraliu tregon linjat e trupit në të tjera poza provokuese me bikini nga pushimet

Magazina
Enca dhe i dashuri i saj, Mickey Neblett shijojnë pushimet në Dhërmi

Enca dhe i dashuri i saj, Mickey Neblett shijojnë pushimet në Dhërmi

Magazina
Don Xhoni dhe Butrint Imeri me pushime në Ibiza të Spanjës

Don Xhoni dhe Butrint Imeri me pushime në Ibiza të Spanjës

Magazina
Getinjo publikon fotografi me CBD: Stop drogës

Getinjo publikon fotografi me CBD: Stop drogës

Magazina
Fero publikon fotografi duke u falur në mes të rrugës

Fero publikon fotografi duke u falur në mes të rrugës

Magazina
Dukja me fustanin e kuq e Georgina Rodriguez në Festivalin e Filmit në Venecia e frymëzuar nga Julia Roberts në “Pretty Woman”

Dukja me fustanin e kuq e Georgina Rodriguez në Festivalin e Filmit në Venecia e frymëzuar nga Julia Roberts në “Pretty Woman”

Magazina
Kalo në kategori