LAJMI I FUNDIT:

Ku ka më mirë se suksesin t’ia dedikosh nënës? Ardian Ismajli vrapon dhe përqafon nënën e tij pas fitores së Shqipërisë

Ku ka më mirë se suksesin t’ia dedikosh nënës? Ardian Ismajli vrapon dhe përqafon nënën e tij pas fitores së Shqipërisë

Nëna është gjëja më e shenjtë e një njeriu dhe këtë nuk e diskuton askush.

Se gjitha sukseset duhet dedikuar nënave e di mirë edhe qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli.


Mbrojtësi prishtinas ka qenë i jashtëzakonshëm mbrëmjen e së dielës ku për mrekulli ruajti yllin botëror Robert Lewandowskin në fitoren e Shqipërisë 2-0 ndaj Polonisë.

“T’i këndojmë Adem Jasharit” – Festa spektakolare e futbollistëve të Kombëtares me tifozët me këngë për komandantin legjendar
Lexo po ashtu “T’i këndojmë Adem Jasharit” – Festa spektakolare e futbollistëve të Kombëtares me tifozët me këngë për komandantin legjendar

Ismajli së bashku me Gjimshitin ishin të pakalueshëm në mbrojtje dhe kanë krijuar një tandem të jashtëzakonshëm te Kombëtarja shqiptare.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, qendërmbrojtësi shqiptar ka bërë një gjest për tu duartrokitur.

26-vjeçari vrapoi drejt tribunave ku ishte prezent familja e tij, derisa ka përqafuar nënën e tij për t’ia dedikuar suksesin asaj që e ka rritur, edukuar dhe shkolluar.

Situata e grupit të Shqipërisë, kuqezinjtë lider dhe drejt Euro 2024
Lexo po ashtu Situata e grupit të Shqipërisë, kuqezinjtë lider dhe drejt Euro 2024

Një gjest i jashtëzakonshëm nga Ardian Ismajli derisa video në fjalë është duke u shpërndarë jashtëzakonisht shumë.

Kujtojmë që njësoj si Ismajli kishin vepruar edhe futbollistët maroken në Kampionatin Botëror ku pas çdo fitore shkonin dhe përqafonin nënat e tyre në shenjë dashurie dhe falënderimi për sakrificat që kanë bërë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho nuk e ftoi Myrto Uzunin në Euro, vjen reagimi i Granadas

Sylvinho nuk e ftoi Myrto Uzunin në Euro, vjen reagimi i Granadas

Kombëtarja e Shqipërisë
Real Madrid dëshiron që ylli i Man Cityt të zëvendësojë Toni Kroosin

Real Madrid dëshiron që ylli i Man Cityt të zëvendësojë Toni Kroosin

La Liga
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit

U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit

La Liga
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi

Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi

Kombëtarja e Shqipërisë
Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Kombëtarja e Shqipërisë
Çmenduria e Man United për lojtarin që ka shkëlqyer vetëm këtë sezon - ofron 65 milionë euro

Çmenduria e Man United për lojtarin që ka shkëlqyer vetëm këtë sezon - ofron 65 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori