LAJMI I FUNDIT:

“T’i këndojmë Adem Jasharit” – Festa spektakolare e futbollistëve të Kombëtares me tifozët me këngë për komandantin legjendar

“T’i këndojmë Adem Jasharit” – Festa spektakolare e futbollistëve të Kombëtares me tifozët me këngë për komandantin legjendar

Shqipëria ka marrë fitoren më të rëndësishme në shtatë vitet e fundit, pasi ka mposhtur Poloninë me rezultat të pastër 2-0.

Jasir Asani dhe Mirlind Daku realizuan golat e fitores për kuqezinjtë që tani e shohin vetën në krye të Grupit E me 10 pikë të grumbulluara.


Në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë ka qenë një atmosferë e jashtëzakonshme ku nuk kishte asnjë vend të lirë pas të gjitha biletat ishin shitur.

Sa janë gjasat e Shqipërisë që të luajë në Euro 2024 kur i kanë mbetur edhe tri ndeshje
Lexo po ashtu Sa janë gjasat e Shqipërisë që të luajë në Euro 2024 kur i kanë mbetur edhe tri ndeshje

E pas përfundimit të ndeshjes futbollistët dhe tifozët dhuruan një shfaqje spektakolare nga festa e tyre.

Në sfonde ishte kënga e pavdekshme e Shkurte Fejzës ‘Mora fjalë’ këngë që i kushtohet komandantit legjendar Adem Jasharit.

Të gjithë futbollistët dhe stafi teknik u afruan te tifozët për të festuar derisa këndonin këngën e komandantit legjendar Adem Jashari.

Festa e golit të Mirlind Dakut dhe tatuazhi i kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani - Katana
Lexo po ashtu Festa e golit të Mirlind Dakut dhe tatuazhi i kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani - Katana

Një Kombëtare e bashkuar e me grintë të madhe dhe kësisoj edhe sukseset nuk mungojnë.

Video në fjalë është shpërndarë jashtëzakonisht shumë pasi shihen qartë emocionet e futbollistëve nga të gjitha trevat shqiptare duke kënduar këtë këngë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori