LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 – Cikalleshi mbetet jashtë

Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 – Cikalleshi mbetet jashtë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën preliminare me emrat e futbollistëve që ka grumbulluar për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Kuqezinjtë kanë siguruar kualifikimin e dytë në Kampionatin Evropian, derisa ndodhen në Grupin B së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

“Para se gjihtash dua të them se jam shumë krenar që kemi ardhur në këtë moment që do të shkojmë në Euro 2024. Dua t’i falënderojë të gjithë ata djem që bënë të mundur kualifikimin dhe kanë qenë pjesë e Kombëtares”.


“Sigurisht që zgjedhjet e stafit teknik janë bazuar në një analizë të gjatë. Kemi analizuar statistikat dhe gjithçka tjetër. Normalisht është e pamundur të kemi gjithë lojtarët në dispozicion dhe mendoj se kemi marrë lojtarët më të mirë”.

“Nuk luajmë vetëm për tre milionë shqiptarë në Shqipëri, por luajmë në Euro 2024 për mbi 10 milionë shqiptarë në gjithë botën”, tha Sylvinho.

Sylvinho ka grumbulluar 27 futbollistë për këtë Euro 2024, derisa jashtë listës kanë mbetur Sokol Cikalleshi, Keidi Bare, Myrto Uzuni e Arbnor Muja.

Ndërkohë në listë është rikthyer kapiteni Amir Abrashi, derisa janë ftuar emra të rinj si Medon Berisha apo Arbër Hoxha.

Ndeshjen e parë Shqipëria e zhvillon me Italinë më 15 qershor, pastaj luan ndaj Kroacisë më 19 qershor dhe më 24 qershor përballet me Spanjën në ndeshjen e fundit të Grupit B. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori