Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar në Lipjan, ku dy persona dyshohet se kanë hyrë në një objekt fetar dhe kanë vjedhur para nga arka e bamirësisë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 5 shtator 2026, rreth orës 14:05. Dy të dyshuar, meshkuj dhe shtetas të Republikës së Shqipërisë, dyshohet se kanë hyrë në një xhami dhe, duke përdorur një mjet të fortë, kanë hapur arkën e bamirësisë, prej nga kanë marrë një shumë parash.


Pas hetimeve policore, të dyshuarit janë arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”. /Telegrafi/