LAJMI I FUNDIT:

Mentor Zhdrella flet për pritjen te Llapi, përforcimet e mëdha dhe synimet për këtë sezon

Mentor Zhdrella flet për pritjen te Llapi, përforcimet e mëdha dhe synimet për këtë sezon

Drejtori sportiv i Llapit, Mentor Zhdrella ka folur në një intervistë me Telegrafin në lidhje me pozitën e tij të re dhe pritjen që i është bërë. Ish-mesfushori kreativ ka folur edhe për përforcimet e shumta të bërë këtë verë dhe synimet e “Legjendave” këtë sezon në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit të Kosovës, Zhdrella u pensionua në sezonin e kaluar pas më shumë se 20 viteve si futbollist aktiv, ku fitoi çdo trofe të mundshëm në futbollin kosovar.


Pa humbur shumë kohë, katër herë lojtari më i mirë i vitit në Kosovë mori postin e drejtorit sportiv te Llapi, klubi me të cilin luajti për katër sezone, nga viti 2017 deri më 2021, ku zhvilloi mbi 100 ndeshje dhe fitoi Kupën e Kosovës në sezonin e tij të fundit me “Legjendat”.

Por, tani në një post krejtësisht të ri pas pensionimit, Zhdrella ka treguar aftësi të mira ‘loje’ edhe këtu, duke afruar te Llapi emra të njohur e me shumë përvojë, por edhe talent të mëdhenj që mund të përfitojnë nga ta në të ardhmen.

Në një intervistë për Telegrafin, 35-vjeçari ka folur për pozitën e re, pritjen te Llapi, punën që është bërë në përgatitje dhe synimet e këtij sezoni me ekipin nga “Zahir Pajaziti”.

“Rikthimi im te Llapi është pritur shumë mirë dhe nuk kam hezituar aspak të rikthehem kur më thirrën, pasi është një ambient i që e njoh mirë. Falënderoj presidentin dhe trajnerin për pritjen e ngrohtë, punën ekipore dhe bashkëpunimin korrekt”, ka thënë fillimisht Zhdrella për Telegrafin.

“Faza përgatitore ka ecur mirë dhe lojtarët kanë treguar nivel të lartë pune dhe gatishmërie për sukses. Kemi sjell 10 lojtarë të rinj dhe jemi të kënaqur me ta, pasi janë lojtarë të dëshmuar në kampionatin tonë”.

“Synimi kryesor i Llapit është një pozitë që dërgon në garat evropiane, pasi duam të rikthehemi në Evropë. Megjithatë, gjatë kampionatit do të shohim se si janë shanset për të luftuar për titull kampion, kur dihet se kemi bërë shumë ndryshime dhe lojtarëve mund t’ju merr kohë komponimi”.

“Llapi, shumicën e transferimeve i ka bërë lojtarë të rinj, duke iu ofruar kontrata afatgjata, pasi beson në ta dhe në një të ardhme synon ta shesë ndonjërin në Evropë”, përfundoi drejtori sportiv i Llapit.

Arbnor Ramadani, Leotrim Bekteshi, Besar Musolli, Granit Jashari, Ergyn Ahmeti, Jose Cobian, Muhamet Hyseni dhe Elvir Gashijan janë disa nga transferimet e Zhdrellës.

Ndryshe, Llapi e nisi të dielën sezonin e ri në Superligën e Kosovës, ku u mposht 2-0 në udhetim te Drita, ndërsa këtë fundjavë është nikoqir i Dukagjinit në kuadër të javës së dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori