LAJMI I FUNDIT:

Digjet “Ferrari” i Noizyt, kapet autori dhe pranon ngjarjen: U pagova dy mijë euro nga kundërshtari i tij këngëtar

Digjet “Ferrari” i Noizyt, kapet autori dhe pranon ngjarjen: U pagova dy mijë euro nga kundërshtari i tij këngëtar

Të tjera telashe për reperin e njohur Noizyn.

News24 mëson se pak ditë më parë, Noizyt i është djegur në Durrës Ferrari i tij me vlerë 300 mijë euro. Makina e kuqe e cila që prej kohës që ishte blerë, ekspozohej me krenari prej këngëtarit të njohur madje në fillim ai e ka quajtur dhe “Shakira” makinën luksoze.


Policia tashmë ka prangosur autorin e kësaj zjarrëvënie të rëndë, i cili është një i ri nga qyteti i Vlorës dhe është arrestuar pikërisht nga policia e qytetit bregdetar.

Noizy dhe Ferrari i tij (Instagram)

Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.

Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë.

Pas prangosjes së të riut vlonjat, është kërkuar të merret në pyetje dhe këngëtari i cili nuk ka ardhur ende në Shqipëri ku dhe rrezikon arrestimin.

Një ditë më parë, Noizy është shfaqur i qeshur pranë kryeministrit në një foto të publikuar nga ky i fundit me mbishkrimin “Zhurmë, zhurmë” por nuk dihet nëse ishte kjo zhurma apo ka ndonjë zhurmë tjetër. /News24/

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio

Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 nis me një koreografi interesante nga ish-banorët në studio

Magazina
Kalo në kategori