LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Një rebelim i ri është i mundur në Rusi

Zelensky: Një rebelim i ri është i mundur në Rusi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në një intervistë për ABC News se mund të ketë një rebelim të ri në Rusi dhe se ka njerëz që do ta mbështesin atë.

“Ka një shenjë se mund të ketë një kryengritje tjetër në Rusi, një revolucion. Përveç kësaj, ka shumë njerëz që mund të mbështesin një kryengritje të tillë”, tha Zelensky, duke komentuar kryengritjen e mercenarëve rusë nga grupi Wagner që ndodhi në 23 dhe 24 qershor në Rusi.


“Putini nuk ka forcë ushtarake brenda Rusisë dhe popullsia civile ruse nuk është e mbrojtur”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Zelensky: Po vazhdojmë fushatën për të rimarrë zonën në juglindje të vendit
Lexo po ashtu Zelensky: Po vazhdojmë fushatën për të rimarrë zonën në juglindje të vendit

Zelensky pretendon se qëllimi kryesor i shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte të bëhej një “figurë politike” në Rusi dhe se ai ia doli.

Forcat e Wagner erdhën 200 kilometra larg Moskës, përpara se Prigozhin të braktiste papritur rebelimin.

“Pse ndaloi? Epo, nuk e di me siguri”, tha Zelensky.

Ukrainasi hedh në erë mjetin e blinduar të rusëve – e godet me Javelin
Lexo po ashtu Ukrainasi hedh në erë mjetin e blinduar të rusëve – e godet me Javelin

Pas përfundimit të rebelimit, trupave të Wagnerit iu tha të nënshkruanin kontrata me ushtrinë ruse, të ktheheshin te familjet e tyre ose të pranonin ofertën e Lukashenkos për të shkuar në Bjellorusi, ku, sipas pamjeve satelitore, janë ndërtuar baza të reja ushtarake.

Por Zelensky thotë se të dhënat e disponueshme të kundërzbulimit sugjerojnë se trupat e Wagner nuk do të sulmojnë Ukrainën nga veriu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori