LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ia ofron dy gjigantëve italianë shërbimet e Umtitit

Barcelona ia ofron dy gjigantëve italianë shërbimet e Umtitit

Samuel Umtitit i ka bërë mirë huazimi në Serie A te skuadra e Lecces.

Qendërmbrojtësi francez ka rikthyer shkëlqimin e tij pas disa viteve të errëta te Barcelona dhe po luan mjaftë mirë në Serie A.


Lecce e ka huazimin e thjeshtë të francezit pa të drejtë blerje dhe Barcelona po synon ta shes yllin francez në verë.

Calciomercato ka raportuar se Barcelona tanimë i ka ofruar shërbimet e Umtiti dy gjigantëve italianë Romës dhe Interit ku të dyja skuadrat janë duke kërkuar qendërmbrojtës për sezonin e ri.

29-vjeçari është i gatshëm të mbetet në Serie A, një kampionat ku është përshtatur mjaftë mirë dhe po shkëlqen tanimë.

Po shkëlqen në Serie A, Interi mendon transferimin e Umtitit
Lexo po ashtu Po shkëlqen në Serie A, Interi mendon transferimin e Umtitit

Gjithsesi si Roma ashtu edhe Interi po e shikojnë mundësinë për të nënshkruar me francezin dhe pritet të jetë një garë interesante.

Barcelona nga ana tjetër është gati ta lë të lirë të largohet Umtitin për një shumë simbolike vetëm që të heqin barrën nga paga e tij e lartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë,  tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Premier League
Kalo në kategori