LAJMI I FUNDIT:

Konkursi i bukurisë “Miss Sri Lanka” në New York përfundon në përleshje fizike

Konkursi i bukurisë “Miss Sri Lanka” në New York përfundon në përleshje fizike
Foto: Screenshot/YouTube

Konkursi i bukurisë “Miss Sri Lanka” në New York i mbajtur në Staten Island përfundoi në një përleshje.

Gara u prish për shkak të sherreve që u krijuan pasi u përfshinë disa pjesëmarrës në festën e pasdites në South Beach të premten.


Ngjarja u mbajt në vendin e Vanderbilt në Staten Island, e cila është shtëpia e një diaspore të madhe të Sri Lankas.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa Sri Lanka përballet me mungesa të barnave dhe pajisjeve në mes të një krize të rëndë ekonomike pandemike, organizatorët planifikuan konkursin për të mbledhur fonde për spitalin kombëtar gjegjësisht për kancer.

“Sri Lanka nuk është në një situatë shumë të mirë për momentin. Menduam se duhet të bëjmë diçka për komunitetin dhe vajzat këtu. Për të nxjerrë në pah talentin e tyre dhe për të mbledhur diçka dhe për ta dërguar atë në Sri Lanka”, ka thënë anëtarja e komitetit të “Miss Sri Lanka”, Sujani Fernando.

Foto: Screenshot/YouTube

Në këtë ngjarje, Angelia Gunasekara u kurorëzua “Miss Sri Lanka” në New York.

Videot e përleshjes janë bërë virale në rrjetet sociale. Pamjet tregojnë burra dhe gra, përfshirë garuesit, në përleshje fizike.

Edhe pse nuk është e qartë se çfarë çoi në sherr, incidenti thuhet se rezultoi në dëmtime të pronës dhe arrestime të shumta.

Përdoruesit në rrjete sociale shprehën zhgënjimin ndaj të përfshirëve, duke denoncuar sjelljen e tyre dhe duke thënë se kanë njollosur imazhin e kombit në ShBA. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Oriola Marashi duket tejet joshëse me bikini leopardi, në fotosesionin e fundit

Oriola Marashi duket tejet joshëse me bikini leopardi, në fotosesionin e fundit

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori