LAJMI I FUNDIT:

Ava Max në një rrëfim për jetën dhe muzikën në revistën “Maxim”: Ishte në gjakun tim të isha në skenë

Ava Max në një rrëfim për jetën dhe muzikën në revistën “Maxim”: Ishte në gjakun tim të isha në skenë
Foto: Instagram

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Maxim”.

Ajo njëherësh ka bërë një rrëfim për muzikën, familjen, jetën e po ashtu edhe të kaluarën.


Artistja ndërkombëtare ka folur për mënyrën se si i realizon projektet dhe se nga e merr inspirimin.

Ava Max (Foto: Maxim)

Kënga e saj më e fundit, “Million Dollar Baby”, është një këngë shëruese, një këngë që lajmëron një Ava Max të re e të përmirësuar.

“Ka të bëjë me mua dhe të ndihmoj veten dhe të mos mbështetem te dikush tjetër për të zgjidhur problemet e mia dhe të jem drita ime në errësirë”, tha ajo për “Maxim”.

Të gjitha lajmet nga Ava Max
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ava Max

Teksa flet për albumin e ri, biondja shtoi: “Kjo është një pjesë e madhe e albumit. Ndjehem sikur isha ende duke kaluar në atë që jam tani për këtë album. Ishte për djalin që më theu zemrën”.

Ava Max (Foto: Maxim)

“Ndoshta ti je problemi” – ka të bëjë me një djalë që e mban të dashurën e tij të hamendësojë se çfarë po bën gabim në marrëdhënien e tyre. Edhe pse nuk është etiketuar në mënyrë eksplicite, është një pjesë shoqëruese e këngës që e bëri të famshme Avan, “Sweet but Psycho” e 2018-ës nga albumi i saj i parë, “Heaven and Hell”.

“Ka të bëjë me atë se si burrat mund t’i nxisin gratë që të mendojnë se janë të çmendura kur në realitet ato thjesht po i shprehin emocionet e tyre”, thotë ajo për suksesin e saj.

Ajo përfundoi duke u shkolluar në shtëpi nga prindërit e saj, emigrantë shqiptarë që luftuan për të bërë një jetë të mirë për të dhe vëllanë e saj të madh.

Nëna e saj, Andrea, është një soprano e operës, dhe babai i saj, Paul, një pianist.

Ava Max (Foto: Maxim)

Ai e ndihmoi atë të praktikonte për konkurse këngësh në të cilat mori pjesë gjatë gjithë viteve të adoleshencës.

“Ishte në gjakun tim të isha në skenë. Ishte diçka që e dija se duhej të bëja”, shtoi ajo, duke kujtuar se si nëna e saj i bashkohej në bodrum për një karaoke.

“Ajo zbriste poshtë dhe këndonte me mua dhe më tregonte disa gjëra dhe më ndihmoi të bëhesha këngëtarja që jam sot. Ajo mund të më këndonte çdo ditë”.

Ava Max (Foto: Maxim)

Ava i bashkohet listës së yjeve të muzikës pop me prejardhje emigrante shqiptare, duke përfshirë Dua Lipën, Rita Orën dhe Bebe Rexhën.

“Ato janë të gjitha shumë të talentuara por unë mund të flas vetëm për veten time, duke parë prindërit e mi duke luftuar më bëri të mendoj, si e bënë prindërit e mi? Nuk kam marrë kurrë jo për një përgjigje. Kjo është e vetmja zgjedhje. Nuk kisha një plan B”.

Ava pret me padurim shumë gjëra të reja pas publikimit të albumit. Ajo po mendon të kalojë në aktrim dhe tashmë po mendon për albumin e saj të tretë.

“Fama nuk është për mua. Nëse mund të shkoj një fundjavë larg, apo edhe një të diel të tërë për të mos menduar për Ava Max, e bëj”, thotë ajo, duke ëndërruar një ditë plazhi apo edhe një natë në kinema. “Nëse fama do të ishte jashtë saj, mendoj se do të isha më e lumtur”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by AVA MAX (@avamax)

Në trend Magazina

Më shumë
Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
“Kisha trupin e nxirë” - Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dhunën nga ish-bashkëshorti

“Kisha trupin e nxirë” - Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë, flet për dhunën nga ish-bashkëshorti

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Kalo në kategori