LAJMI I FUNDIT:

Bora Zemani nxit thashetheme se ndodhet në të njëjtin automjet me Donaldin

Bora Zemani nxit thashetheme se ndodhet në të njëjtin automjet me Donaldin
(Foto: Instagram/borazemani)

Nëse ka një histori që është bërë aq e ndjekur dhe e komentuar nga i gjithë publiku, është ajo e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj. Nuk ka asnjë mundësi që të anashkalohet kudo në rrjet, qoftë nga portalet, po ashtu edhe nga fansat e dyshes.

Pak ditë më parë Semi Jaupaj ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram nga festivali “Sunny Hill”. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Por në foto ajo shfaqet së bashku me Bora Zemanin dhe Donald Veshaj të përqafuar.


Po, po ashtu siç e dëgjuat. Në fakt që historia e tyre e dashurisë kishte rinisur pas “Big Brother VIP” është përfolur disa herë, por me atë foto Semi ndoshta e ka konfirmuar përfundimisht këtë ribashkim.

(Foto: Instagram/borazemani)

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar vetë këtë gjë. Së fundmi ka dalë një tjetër detaj që po ashtu konfirmon rikthimin e tyre. Më herët, Bora e kishte hequr Donaldin nga rrjetet sociale, e mesa duket tani ajo i ka bërë sërish “folloë” në Instagram, dhe po ashtu edhe Donaldi.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj bëjnë hapin e radhës drejt konfirmimit të ribashkimit, ndjekin njëri-tjetrin në Instagram
Lexo po ashtu Bora Zemani dhe Donald Veshaj bëjnë hapin e radhës drejt konfirmimit të ribashkimit, ndjekin njëri-tjetrin në Instagram

Mirëpo, duket se çifti tanimë nuk kanë problem ta pranojnë se janë rikthyer me njëri-tjetrin pasi vetëm pak minuta më parë, prezantuesja ndau një video në rrjete sociale ku teksa ndodhet në makinë këndon këngën popullore dedikuar Vlorës (Donaldi është nga Vlora siç dihet tanimë). Jo vetëm kaq por bukuroshja ka dashur të na tregojë se në makinë me të është dhe aktori pasi në sfond dëgjohet një fishkëllimë dhe Bora sheh nga krahu i shoferit të makinës duke qeshur edhe pse nuk ka zgjedhur ta zbulojë me fytyrë.

(Foto: Instagram/semijaupaj)

Rikujtojmë se, Donald Veshaj me rastin e ditëlindjes së tij, më 1 shtator, publikoi këngën e tij më të fundit si një surprizë për ndjekësit. “Hesht” mban titullin projekti më i ri dhe nga teksti i këngës ne na u duk si një kërkim falje për historinë e tij aq të bujshme të dashurisë që tanimë është konfirmuar ribashkimi. /Top Channel/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Kalo në kategori