LAJMI I FUNDIT:

DJ PM dhe Sarah komentojnë lidhur me planet për martesë

DJ PM dhe Sarah komentojnë lidhur me planet për martesë
(Foto: Instagram/djpm_)

Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar në edicionin e parë të Big Brother VIP.

Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me DJ PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.


Së fundmi me anë të një bisede ‘online’ e zhvilluar së fundmi me ndjekësit e saj, Sarah ka marrë disa pyetje, të cilave ka vendosur që t’ju përgjigjet partneri i saj i zemrës, DJ PM me disa video. Si çdo herë tjetër pyetja që gjithmonë është më e shpeshte dhe që të gjithë janë shumë kuriozë është se kur do të martohet çifti. E për këtë Pajtim Krasniqi e ka një përgjigje.

(Foto: Instagram/sarah.berisha)

“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por, nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin ‘do të mbesim pa martuar’”, është shprehur ai.

Sarah pohon se e diskutojnë martesën me DJ PM
Lexo po ashtu Sarah pohon se e diskutojnë martesën me DJ PM

Së fundmi kanë qarkulluar lajme se DJ PM do të jetë pjesë e ‘Dancing with the Stars’, por me një postim në Instastory, Sarah, partnerja e tij e ka mohuar këtë lajm. /Top Channel/

(Foto: Instagram/sarah.berisha)