LAJMI I FUNDIT:

George Clooney thotë se u tmerrua kur regjisori e kritikoi për aftësitë e puthjes në film ndonëse përdorte taktikat e tij të jetës reale

George Clooney thotë se u tmerrua kur regjisori e kritikoi për aftësitë e puthjes në film ndonëse përdorte taktikat e tij të jetës reale

Aktori amerikan, George Clooney thotë se u tmerrua kur një regjisor kritikoi aftësitë e tij të puthjes teksa po përdorte ‘lëvizjet e tij të jetës reale’ për skenën.

61-vjeçari tha se momenti tronditës erdhi në fillim të karrierës së tij, kur ai po përpiqej të filmonte një skenë intime me një bashkë-yll dhe regjisori kritikoi lëvizjet e tij.


“Më kujtohet që në fillim të karrierës sime, më duhej të bëja një skenë puthjeje me këtë vajzë dhe regjisori thotë: “Jo ashtu”. Dhe unë thashë: “Mik, kjo është lëvizja ime! Kjo është ajo që bëj në jetën reale!”, tha ai për ‘New York Times’.

Theksojmë që Clooney ka puthur shumë yje të famshme në ekranin e madh, shkruan DailyMail.

Ai e puthi Julia Roberts në vitin 2001 në “Ocean’s Eleven”. Dhe ai me Vera Farmiga në filmin “Up In The Air” në vitin 2009.

Ylli i filmave gjithashtu puthi Judy Greer në filmin e vitit 2011 “The Descendants”.

Dhe ai duhej të puthte Roberts në filmin e tyre të ri “Ticket To Paradise”. Ata të dy bënë shaka se ‘u deshën 80 prova’ për të filmuar skenën e vetme të puthjes në komedinë e tyre romantike të ardhshme.

Ndërsa promovonin filmin e tyre më të fundit së bashku, miqtë e vjetër ngacmuan se për skenën e tyre në ekran u deshën ‘gjashtë muaj’ për t’u përsosur.

“Po. I thashë gruas sime, ‘U deshën 80 prova”, tha aktori për Neë York Times. “Ajo tha: “Çfarë dreqin?”.

Duke e nxitur Robertsin, e cila është e martuar me Daniel Moder, të shpjegonte skenën intime.

“Qeshëm 79 herë dhe më pas realizuam puthjen”, sqaroi Julia.

Babai i dy fëmijëve zbuloi gjithashtu se rolet e tyre ishin ‘shkruar qartë’ për ta nga Ol Parker, i cili fillimisht shkroi emrat e personazheve të tyre si Georgia dhe Julian.

“Unë nuk kisha bërë vërtet një komedi romantike që nga “One Fine Day” – nuk kam pasur sukses si Julia në atë format – por e lexova dhe mendova: “Epo, nëse Jules është gati për të, mendoj se kjo mund të jetë argëtuese’,’ rrëfeu aktori.

Ndërkohë Roberts deklaroi se filmi kishte kuptim vetëm me atë dhe Clooney në të për shkak të ‘kimisë’ që ata kanë.

“Ne kemi një miqësi për të cilën njerëzit janë të vetëdijshëm dhe ne do ta bëjmë atë si ky çift i divorcuar. Gjysma e Amerikës ndoshta mendon se jemi të divorcuar”, tha ajo.

Filmi, i drejtuar nga regjisori i “Mamma Mia: Here We Go Again”, bën fjalë për dy njerëzve me sjellje të keqe që ri-zbulojnë dashurinë.

Clooney dhe Roberts gjithashtu bëjnë një kërcim të denjë në film. Aktori këmbënguli se skena nuk duhet të koreografike pasi do të funksiononte më mirë nëse yjet mund të përdornin lëvizjet e tyre të turpshme të kërcimit.

“Të gjithë kishin plane se si duhet të kërcenim, dhe më pas ne thamë, “Epo, në fakt ne kemi disa lëvizje vërtet të këqija kërcimi në jetën reale”, u shpreh George.

George gjithashtu pranoi se bashkë-yjet më të rinj të çiftit Kaitlyn Dever dhe Maxime Bouttier ishin shokuar nga lëvizjet e kërcimit të çiftit.

Julia Roberts dhe George Clooney rrëfejnë se skena e puthjes në filmin e ri kishte nxitur të qeshura
Lexo po ashtu Julia Roberts dhe George Clooney rrëfejnë se skena e puthjes në filmin e ri kishte nxitur të qeshura

Premiera e komedisë “Ticket to Paradisë” është  planifikuar më 21 tetor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Argjentinasja 60-vjeçare hyn në histori, kurorëzohet Miss Universe Buenos Aires

Argjentinasja 60-vjeçare hyn në histori, kurorëzohet Miss Universe Buenos Aires

Magazina
Çfarë po kurdisin Noizy dhe Loredana? Publikojnë fotografi së bashku

Çfarë po kurdisin Noizy dhe Loredana? Publikojnë fotografi së bashku

Magazina
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella "djeg" rrjetin me imazhet provokuese nga pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori