LAJMI I FUNDIT:

Yll Limani tregon se tetë qenë endacak kanë sulmuar maçokun e tij: Rreziku është i vazhdueshëm, urgjent duhet të ketë zgjidhje

Yll Limani tregon se tetë qenë endacak kanë sulmuar maçokun e tij: Rreziku është i vazhdueshëm, urgjent duhet të ketë zgjidhje

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, ka bërë një rrëfim në rrjete sociale që lidhet me maçokun e tij të quajtur, Loku.

Ai tregon se maçoku të mërkurën u sulmua nga tetë qenë endacak në oborrin e shtëpisë së tij.

I njëjti thekson lidhjen që ka pasur me maçokun, ndërkohë që iu bën thirrje urgjente institucioneve, duke shtuar se çfarë nëse në një rast të tillë do bëhej fjalë për një fëmijë, apo familjarë të tij.

Yll Limani (Foto: Screenshot/InstaStory)

Krijuesi i hitit “Qaj” sqaron gjithë ngjarjen në një sërë postimesh që ka shpërndarë në InstaStory.

Rrëfimi i plotë i Limanit (pa ndërhyrje):

“Të mërkurën rreth orës 9:00 të mëngjesit, Loki ka dal në oborrin e shtëpisë në shumë pak sekonda që dera ka qenë e hapur. Menjëherë, është sulmuar nga tetë qenë endacak në oborrin e shtëpisë… vazhdimin nuk kam zemër që ta shkruar, sikur nuk kam pasur zemër që t’i shoh kamerat e sigurisë së shtëpisë sonë.

Në qetësinë time, po i shtroja një grumbull situatash hipotetike e pyetjesh: Çka nëse ky do të ishte fëmija im? Çka nëse do të isha vet unë, ose dikush nga familja, miqtë, fqinjtë ose fëmijët e tyre? Çka nëse do të ishte kushdo prej qytetarëve të Prishtinës?

Ku do duhej të drejtoheshim?

Përgjigja normalisht që është e thjeshtë: Tek qeverisja e re e Prishtinës, për të cilët refuzoj të besoj që jetojnë përbrenda renderave të tyre që kryeqytetin e shohin si planimetri të shkëputur prej problemeve ditore. Tek qeverisja e re që ka filluar mandatin duke na garantuar që mandati i tyre do të jetë i përjetimeve – të cilat nuk po dalin me qenë domosdoshmërisht të bukura. Të paktën jo për familjen time.

Rreziku nga qentë endacak është i vazhdueshëm, dhe ky problem kërkon zgjidhje të menjëhershme. E di që zgjidhja e këtij problemi nuk do të llogaritet si fitore politike, sepse përditshmëria qytetare është harruar moti nga dëshirat futuristike të udhëheqësve tonë.

Por, zgjidhja duhet me u gjet. Sot. Menjëherë. Urgjent.

Pusho në paqe Loki i Babit. Pusho në paqe loki i mamit. Pusho në paqe Loki i Hanës. Pusho në paqe loki jem”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet bashkëshorti i ish-banores së Big Brother, Françeska Muratit

Zbulohet bashkëshorti i ish-banores së Big Brother, Françeska Muratit

Magazina
Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e kopjuar? Melodia dhe skenografia janë krejtësisht të ngjashme me një këngë turke

Magazina
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Magazina
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
Habit Blero: Intervistën me Afronën e bëra për inat të ish-të dashurës time

Habit Blero: Intervistën me Afronën e bëra për inat të ish-të dashurës time

Magazina
Kalo në kategori