LAJMI I FUNDIT:

Man Utd synon pesë transferime të mëdha deri në fund të afatit kalimtar të verës

Man Utd synon pesë transferime të mëdha deri në fund të afatit kalimtar të verës

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se po përpiqet të nënshkruajë me pesë lojtarë të tjerë para përfundimit të afatit kalimtar aktual.

Drejtuesit e klubit nga Old Trafford dhe trajneri Erik ten Hag janë të etur për të përforcuar skuadrën, sidomos pas nisjes së dobët të sezonit të Ligës Premier.


Djajtë e Kuq janë lidhur me shumë lojtarë tashmë në verë, por thuhet se tani kanë gjetur përfundimisht objektivat.

Ten Hag pas humbjes turpëruese: Më vjen keq për tifozët, kemi nevojë lojtarë të rinj dhe cilësorë
Lexo po ashtu Ten Hag pas humbjes turpëruese: Më vjen keq për tifozët, kemi nevojë lojtarë të rinj dhe cilësorë

Sipas mediumit The Telegraph, Manchester Unitedi do të përpiqet të nënshkruajë pesë lojtarë përpara mbylljes së afatit kalimtar veror.

Erik ten Hag po kërkon përforcime me një mbrojtës të djathtë, dy mesfushorë, një tjetër sulmues anësor dhe një sulmues qendre, ndërsa drejtuesit janë të gatshëm t’ia plotësojnë dëshirat.

Për mbrojtës, drejtuesit e Djajve të Kuq dhe trajneri kanë etiketuar Thomas Meunier të Borussia Dortmundit, ndërsa mesfushor qendra pëlqehen ylli i Real Madridit, Casemiro dhe ai i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Sulmues anësor që synohet të transferohet është amerikani i Chelseat, Christian Pulisic, ndëras sulmues qendre Pierre-Emerick Aubameyang i Barcelonës.

Deri tash nuk ka asnjë indikacion se Unitedi do të transferoj përfundimisht ndonjërin, por gjatë ditëve të ardhshme këta lojtarë pritet të tundohen me oferta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori